Aktivistët dhe simpatizuesit e partisë opozitare VMRO-DPMNE bëjnë fushatë agresive parazgjedhore kundër emigrantëve. Në fejsbuk faqen e Unionit të forcave të rinisë të VMRO-DPMNE në Shtip, u publikua fotomontazhi me fëmijët migrantë me veshje muslimane dhe vajza me shami mbi kokë, ndërsa mbi fotografinë qëndronte teksti i shkruar: “Një ditë shkollore pas ardhjes së emigrantëve. A do të lejosh të duket kështu arsimi i ardhshëm”.
Edhepse Qeveria dhe Ministria për punë dhe politikë sociale demantuan se do të ndërtohen kampe të reja për strehimin e emigrantëve, nga UFR i VMRO-DPMNE – Shtip, kështu e filluan fushatën zgjedhore për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 15 tetor, dhe me gjuhë të urrejtjes u bëjnë thirrje qytetarëve të Shtipit ta “mbrojnë” qytetin nga emigrantët dhe nga dygjuhësia?!
“Zëri ynë do të thotë se jemi kundër që qyteti ynë të ketë emigrantë, se nuk duam të flasim shqip, se nuk duam që fëmijët tonë të mësojnë histori të shtrembëruar. Gjatë periudhës së kaluar pamë se fjala e LSDM vlen sa një zero e thjeshtë. Pamë se fjalët e tyre të ëmbla në fushatën parazgjedhore ishin vetëm për arritje në pushtet, ndërsa mandej i harrojnë qytetarët, dhe për këtë arsye ky është një shans historik për dënimin e mashtruesve, manipuluesve dhe tradhtarëve”.
Për këtë shpallje reagoi Jasmin Rexhepi nga OJQ “Legis”, i cili në fejsbuk profilin e tij ka shkruar: “Ja kush mbjell shprehje të urrejtjes, ksenofobi dhe islamofobi!” Të gjitha unionet dhe komitetet bëjnë propagandë të këtij lloji? Të njëjtit duhet të japin përgjeigje para një incidenti dhe sulmi të ardhshëm mbi refugjatët në territorin e Maqedonisë!”.
CIVIL Media tentoi të kontaktojë përfaqësues të VMRO-DPMNE, por telefonat e partisë nuk funksionojnë. Në mesazhin që e dërguam në Fejsbuk faqen e UFR të VMRO-DPMNE nga Shtipi, pranuam përgjigje automatike se do të pranojmë përgjigje pas një jave.
Ndërkohë, fotografia në fjalë u zhduk nga faqja e Fejsbukut të UFR – VMRO-DPMNE, Shtip.
CIVIL-QENDRA për Liri e dënon shprehjen e urrejtjes dhe nxitjen e mostolerancës etnike dhe fetare.
Dehran Muratov