• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Zaev dhe Borisov u përkulën para varrit të Goce Dellçevit

August 3, 2017
in POLITIKË
Zaev dhe Borisov u përkulën para varrit të Goce Dellçevit
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në ora 8 filloi kremtimi i Ilindenit, 114 vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit dhe 73 vjetori i KAÇKM. KRYEMINISTRI I Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev dhe kryeministri i Republikës së Bullgarisë Bojko Borisov vendosën lule dhe u përkulën para varrit të Goce Dellçevit në kishën “Sveti Spas” në Shkup.

Në solemnitetin, para delegacionit të lartë bullgar, korit diplomatik  në vend dhe mysafirëve të pranishëm, u drejtua kryeministri Zaev, i cili ua uroi dy Ilidnenët qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

“Çfarë Maqedonie do të ndërtojmë, ashtu edhe do ta kemi!”, porositi kryeministri Zoran Zaev dhe bëri thirrje për pajtim me të kaluarën dhe të sotmen, për hir të së ardhmes”.

Burimi: Qeveria e Republikës së Maqedonisë

“Historinë dhe të kaluarën i vendosëm të bëhen themele të forta mbi të cilat filluam ta ndërtojmë ardhmërinë evropiane dhe atlantike të Republikës së Maqedonisë, e cila çon drejt jetës cilësore. E dëgjuam Dellçevin. Ai tha: “Të mos humbasim kohë!”. Dhe u bashkuam, i dhamë duart njëri tjetrit dhe krijuam rrugën drejt zhvillimit. Për zhvillim nevojiten duar të shtrira me vullnetin e qytetarëve dhe popujve që mbështeten dhe përkrahin dhe në këtë mënyrë hapërojnë  në mënyrë stabile drejtë”, porositi mes tjerash, kryeministri Zaev.

Me këtë hap të përbashkët të dy kryeministrave, mbaroi vizita dyditëshe e Borisovit dhe delegacionit bullgar në Maqedoni, e cila te një pjesë e opinionit maqedonas dhe bullgar u vlerësua si moment historik në marrëdhëniet e ndërsjella.

Dje, Zaev dhe Borisov e nënshkruajtën Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, e cila sipas Zaevit, është hap historik për Maqedoninë. Ai dje i ftoi liderin opozitar Nikolla Gruevskin dhe VMRO-DPMNE të japin mbëlshtetje për marrëveshjen.

Lajtmotivi i të gjitha kremtimeve me rastin e Ilindenit është “Maqedonia ynë – pa dallime fetare, etnike, gjinie dhe të bindjeve. Sepse nga gjyshërit- stërgjyshërit jetojmë si vëllezër dhe motra në këtë vend! Për drejtësi, për liri dhe për jetënjerëzore”, i inspiruar nga Manifesti i Krushevës.

Tags: BorisovGoce DellçevGruevskiIlindenKAÇKM: Kryengritja e Ilindenitmoment historikpërkuljeSveti SpasZaev
Next Post
Kush tjetër do të arratiset nga Maqedonia?

Kush tjetër do të arratiset nga Maqedonia?

Pa turmë në sportelet, paraqitja e tatimit bëhet punë e Drejtorisë për të Ardhura Publike!

Pa turmë në sportelet, paraqitja e tatimit bëhet punë e Drejtorisë për të Ardhura Publike!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom