• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Institucionet heshtin për mega-posterin e Nikolla Todorovit!

June 28, 2017
in POLITIKË
Institucionet heshtin për mega-posterin e Nikolla Todorovit!
Share on FacebookShare on Twitter

“Nuk jam në shtet, jam në pushim. Kur të kthehem, do t’u përgjigjem”, komentoi shkurt Trajan Petrovski, personi kompetent për marrëdhënie me publikun në Komunën Gazi Babë, në pyetjen e CIVIL Media: pse ende qëndorn posteri i madh propagandist i Nikolla Todorov, i vendosur në afërsi të sheshit në Autokomandë.

Paraprakisht, përmes telefonit biseduam  edhe me përfaqësues tjerë të komunës, ose nuk e dinin, ose nuk ishin kompetentë të na përgjigjen në pyetjen.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën para më tepër se gjysmë viti, më 11 dhjetor të vitit 2015. Sipas nenit 185 nga Kodi Zgjedhor, nëse organizatori nuk i largon mbeturinat nga pllakatet në afat prej 30 ditëve pas mbarimit të zgjedhjeve, i përcaktohet dënim prej 500 deri 2000 euro.

CIVIL –Media u drejtua me shkrim edhe deri te partia VMRO-DPMNE, por deri në botimin e tekstit  nuk pranuam përgjigje.

As Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk u përgjigj në pyetjet që ua dërguam me postë elektronike.

Pasi që lideri i LSDM, Zoran Zaev, e formoi qeverinë e re, Nikolla Todorov dha dorëheqje nga vendi i deputetit, sepse, siç theksoi – do ti përkushtohet karrierës së avokatit.

Megjithatë, Todorov ishte i pranishëm në takimin e djeshëm me eurokomisarin Johanes Han, në të cilën ishin lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe Antonio Milloshovski.

Dehran Muratov

Tags: Komuna Gazi BabëKSHZNikolla Todorovpostervmro dpmne
Next Post
Holanda pjesërisht përgjegjëse për masakrën në Srebrenicë

Holanda pjesërisht përgjegjëse për masakrën në Srebrenicë

Punëtore në industrinë e tekstilit: Fëmijët e mi nuk e kanë pa as Ohrin, as Dojranin!

Gjendje alarmante në fabrikat në + 35 gradë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom