Më duket se ende nuk ishte nxjerrë nga Kuvendi, filluan me të madhe të shkruhen statuse të tipit “Ama, Sela…”. Dhe, kjo vazhdon të ndodhë.
Kur Gruevski e fitoi mandatin për krijimin e qeverisë, te Sela arriti oferta me miliona euro që koalicioni i tij të hyjë në koalicion me të.
Nga zgjedhjet e këtej, Sela ishte i vendosur në qëndrimin se tani më e rëndësishme është të fundoset regjimi i Gruevskit. Partitë shqiptare duhet të bashkohen për këtë qëllim, përsëriste ai, si dhe bashkëpartiakët e tij, vazhdimisht.
Por, qendra për dezinformim e Gruevskit e vuri në veprim makinerinë propaganduese dhe mediet e regjimit filluan në mënyrë agresive të nxjerrin dhe të shtrembërojnë deklarata të tij të vjetra dhe t’i plasojnë si “Sela deklaroi…”. Disi, po themi me naivitet, edhe disa nga mediet tjera, të pavarura, e hëngrën karremin dhe i publikonin këto deklarata “aktuale” të Selës. Diçka që rezulton me atë që edhe sot e kësaj dite të lexojmë komente të llojit “e dënojmë dhunën ndaj Selës, por ai, kohën e fundit…”. Jo, s’ka se çfarë t’i merret për të madhe Selës në luftën nga zgjedhjet e këtej. Përkundrazi!
Ai mund ta pranonte ofertën e Gruevskit. Analizat e BDI-së nuk do të zgjatnin aq shumë. Dhe, ne sot do të kishim qeveri me kryeministër Nikolla Gruevskin. Ai do të përmbushte gjithçka që Sela ka premtuar dhe që s’ka premtuar gjatë fushatës. Xhepi i tij do të ishte më i rëndë për pesë milionë euro dhe jo vetëm paratë, por edhe himni besoj se tani do të ishte dygjuhësor dhe do të gjendej vend edhe për shqiponjën në flamur.
Por, ai ishte këmbëngulës në të kundërtën. Luftonte për këtë dhe për pak do ta paguante me kokë.
Këta janë mëkatet e Selës.
Dhe, pasi që filloi hartimi i listës së heronjve të këtij revolucioni, ja edhe një për këtë grafë, o popull maqedonas!