• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Rezoluta për Maqedoninë në shqyrtimin e dytë

February 27, 2017
in POLITIKË
Rezoluta për Maqedoninë në shqyrtimin e dytë
Share on FacebookShare on Twitter

Para shqyrtimit të dytë të sotëm të rezolutës për Maqedoninë në Komitetin për punë të jashtme të , për të cilin nesër duhet të votohet në Komitetin, Eurodeputetët kanë harmonizuar 28 amendamente kompromise, të cilat përmbajnë edhe termet  “Maqedonia”, “maqedonisht” etj, por gjithashtu, edhe parashikimin se shteti i Maqedonisë do të fitojë Qeveri të re, kështu që kërkohet “tranzicion transparent”.

28 amendamentet kompromise të tekstit të korrespondentit  Ivo Vajgëll janë zëvendësime për 318 amendamentet e dorëzuara në Propozim –rezolutën për Republikën e Maqedonisë, në të cilat pothuajse dy të tretat janë nga Europarlamentarët grek dhe bullgar.

Sot pasdite, Europarlamentarët në Komitetin për punë të jashtme do të debatojnë dhe për herë të fundit do të tentojnë t’i harmonizojnë qëndrimet për rezolutën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, ndërsa nesër do ta votojnë. Më 14 mars në Parlamentin Evropian në Strasburg,  e gjithë përbërja e Parlamentit do ta sjell rezolutën në seancë plenare.

Siç informon korrespondenti i MIA nga Brukseli, së pari kërkohet që në Rezolutë të gjendet se “EP e vërteton përkushtimin e fuqishëm dhe të palëvizshëm ndaj procesit të qasjes së vendit në BE”, si dhe se “ pas dy prolongimeve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, më 11 dhjetor 2016 u mbajtën në formë të rregullt dhe në atmosferë të qetë, në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe në pajtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR, dhe kaluan pa incidente të mëdha, në përgjithësi, të zbatuara mirë, ndërsa jehona e votuesve ishte e lartë”.

Sa u përket reformave të pritura të BE për gjyqësorin, administratën publike, të drejtat themelore, marrëdhëniet e mira fqinjësore, mediat dhe punësimi i të rinjve, insistohet edhe “ për shqyrtimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit”. Ndërsa, për hapjen e negociatave për qasjen e Maqedonisë me Bashkimin Evropian, në vend të “pa kusht”, siç kërkohej më parë, tani, me amendament kompromis të Rezolutës –“hapja negociatave për anëtarësi duhet të garantohet pas plotësimit të kushteve të duhura”.

Derisa bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë elemente thelbësore të procesit të zgjerimit, të procesit të stabilizimit dhe asocimit dhe të procesit të qasjes së vendit, mosmarrëveshjet bilaterale nuk duhet të shfrytëzohen për pengimin e qasjes në BE, as për hapjen e negociatave për anëtarësim, por të jenë të përfshira në mënyrë përkatëse në frymë konstruktive dhe në pajtim me standardet e BE dhe KB, ndërsa të gjitha orvatjet duhet të ecin drejt mirëmbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe ndëretnike”, kërkojnë Europarlamentarët.

Përndryshe, rezolutat e Europarlamentit nuk kanë veprim juridik për të gjitha shtetet, por jenë vetëm këshilluese dhe mundet, por jo patjetër, të merren parasysh nga institucionet tjera të BE dhe nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Tags: OSBE/ODIHRParlamentit Evropian (grupi AFET)
Next Post
Apel për përmbajtje dhe vendime politike në interes të qytetarëve

Apel për përmbajtje dhe vendime politike në interes të qytetarëve

MBËSHTETJE Civili për grevën e gazetarëve: Zgjidhje urgjente për golgotën e mediave!

MBËSHTETJE Civili për grevën e gazetarëve: Zgjidhje urgjente për golgotën e mediave!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom