• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Deralla: Jetojmë në shoqëri të robëruar!

February 16, 2017
in POLITIKË
Deralla: Jetojmë në shoqëri të robëruar!
Share on FacebookShare on Twitter

“Shteti i robëruar në Maqedoni nuk është as risi, as dikush mund ta fshehë përmes fushatës mediatike. Presioni i rëndë i paskrupullt dhe dhuna nuk mund të fshihen me asgjë. Mirëpo, kur një shtet kidnapohet, pasi të robërohen të gjitha institucionet, në të gjitha nivelet, nacionale dhe lokale, pasi të mbyllen institucionet e shëndetësisë, arsimit, drejtësisë sociale dhe të gjitha institucionet tjera që janë të rëndësishme për pulsimin e një shteti, atëherë nuk guxon të mbetet aty, sepse hapi i ardhshëm është të binden njerëzit – se ashtu duhet. Do të thotë, shteti është i robëruar, por ashtu duhet! Pasi të robërohet shoqëria, atëherë sundimi është i plotë!”, deklaroi Xhabir Deralla në panelin e djeshëm “Ngushtimi i hapësirës së veprimit të shoqërisë qytetare”, në organizim të CIVIL-Qendrës për Liri.

“Ne jemi dëshmitarë se 6-8 vitet e fundit shoqëria është e zëvendësuar , nga ajo që ne dhe bota e nënkuptojmë si shoqëri qytetare, këtu është dita ditës më pak. Për më saktë, ata që kanë mbetur, janë quajtur agjentë, kriminelë, tradhtarë, trajtohen si kriminelë… Mediat janë nën kontroll të plotë dhe gjenden mes politikanëve të korruptuar dhe biznesit i cili është i kidnapuar…” u shpreh në adresimin e tij Deralla, duke shtuar: “U befasova këndshëm nga paraqitja e Arhibrigadës, por edhe më këndshëm isha i befasuar nga protestat studentore të cilët na mbajtën mësim nga demokracia”.

“Ne, organizatat joqeveritare kemi për detyrë të bëhemi kompaktë dhe të tregojmë se kjo shoqëri dëshiron demokraci, drejtësi dhe liri, dhe jo autoritarizëm, dhunë strukturore, mashtrime të vazhdueshme zgjedhore dhe korrupsion politik i cili është futur në çdo pore të shoqërisë dhe sistemit..Joqeveritaret, iniciativat, aktivistët, gazetarët…do ta tërheqin këtë shoqëri nga humnera, kuptohet, me mbështetje nga PSP”, përfundoi Deralla.

Tags: CIVIL – Qendrës për LiriPanelXhabir Deralla
Next Post
Pesimizmi i qytetarëve: Maqedonia nuk ka shtet –mik në botë!

Pesimizmi i qytetarëve: Maqedonia nuk ka shtet –mik në botë!

Paraqitu në seminarin për gazetari qytetare që sot!

Paraqitu në seminarin për gazetari qytetare që sot!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom