Profesori universitar Nano Ruzhin, përmes interpretimit të sindromit “hjubris” vendosi paralele të gjendjes aktuale në Maqedoni, me sundimin e Nikolla Gruevskit. Duke u mbështetur në shembuj nga historia botërore dhe analiza të filozofëve nga periudha antike e deri tani, ai iu përgjigj pyetjes, se si të arrihet deri te zgjidhja në gjendjen aktuale të ngushtimit të hapësirës së veprimit të aktorëve të shoqërisë qytetare, që si fenomen global nuk e anashkalon as Maqedoninë, si pjesë nga struktura e brishtë e Ballkanit Perëndimor.
“Në shekullin e 16, në letrat e tyre për e të mëdhenjve, filozofi Francez Blez Paskal, vlerëson se është shumë më lehtë të edukohen bartësit e ardhshëm të pushtetit. Në kushtet e tanishme nuk ekzistojnë dinasti, kjo është edhe më me rëndësi, sepse pozita sunduese nuk trashëgohet, por deri te ajo ndonjëherë arrihet edhe rastësisht. Mos mendoni se ju jeni diçka më të rëndësishëm nga njerëzit tjerë, sepse edhe ju jeni njerëz të thjeshtë. Sot u paraqitën edhe disa punime të cilat tentuan të tregojnë se në horizont duket edhe një fenomen i ri mjekësor, një sëmundje e re ngjitëse, nga ana e një virusi të çuditshëm patogjen, i quajtur “pushtet”, i cili i trajton pushtet-mbajtësit që tregojnë një lloj të narcisizmit patologjik, e ky është sindromi “hjubris”, tha d-r. Ruzhin, një nga panelistët në diskutimin “Ngushtimi i hapësirës së veprimit të shoqërisë qytetare”, që u mbajt sot në organizim të Fondacionit “Hajnrih Bell”- Zyra në Sarajevë, dhe CIVIL –Qendrës për Liri.
“Autori Dejvid Oven, në vitin 2008 e botoi librin “Sëmundja dhe sundimi”, në të cilën e hulumton sëmundjen gjatë vendimmarrjes së shefave të shteteve ose qeverive në 100 vitet e fundit. Koncepti “hjubris” është i inspiruar nga filozofia antike, por edhe në tragjeditë Greke dhe alegorinë për teprimin. Gjegjësisht, dëshirën për të marrë më tepër sesa fati ju lejon, kur fama e një heroi politikan, e godet në kokë, ndërsa ai vetë konsiderohet si hyjni. Kur kësaj ia shtoni kornizën tonë autoritare populliste, shkakësinë reciproke mes krimit të organizuar dhe korrupsionit, kur dehja nga pushteti shkakton verbërim politik, mos tolerancë ndaj atyre që mendojnë ndryshe, kuptohet se krimi nuk përjetohet si vepër penale, por si metodë e sundimit racional dhe funksionimit të sistemit të tij. Për arsye se vlerësohet që si Cesari në historinë, edhe ai ka të drejtë të disponojë me paratë e popullit dhe t’i konsiderojë si pasuri private. Lideri ynë i dashur i harxhonte paratë popullore, i shtresonte me klikën e tij nëpër off-shore kompani nga Qiproja dhe Belize, deri në Sejshelë dhe ishujt Kajmane. Por, edhe përskaj dëshmive evidente, Prokurori Publik hesht, ndërsa PSP nuk ka fuqi. Pyeteni, si është e mundshme kjo, ose siç shkruan Shekspiri, kohë e çuditshme- kur të çmendurit prijnë të verbrit”, theksoi d-r Ruzhin.
“Ndoshta fajtor është hibriditeti i regjimit, kur ekzistojnë institucione, por ato nuk funksionojnë në bazë demokratike, por në bazë autoritare. Kësaj mund t’i shtojmë se popullisti autoritar përdor dy metoda. Njëra është krijimi i kultit personal, me emocione mahnitëse mes masave, të cilat kohë pas kohe i shpërblen, por njëkohësisht i kontrollon, lexon dhe krijon marrëdhënie klienteliste. Ndërsa metoda e dytë është represioni, gjegjësisht, frikësimi për hakmarrje eventuale, nëse veprojnë ndryshe, që gjithashtu shkon nga klientelizmi. Në vend të përfundimit do ta citoj Herodotin. “Qielli çdo herë do ta zvogëlojë atë që e tepron, udhëheqës ose hero, të cilin fama e ka goditur në kokë dhe kur sillet si hyjni. Kjo në fakt është krim. Ose, për më saktë, dalja është në sundimin e drejtësisë, ku të gjithë janë të barabartë para ligjit!”, përfundoi Ruzhin.