• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Naumoski: Shkupi 2014 është prodhim i vlerave të gabueshme!

February 15, 2017
in POLITIKË
Naumoski: Shkupi 2014 është prodhim i vlerave të gabueshme!
Share on FacebookShare on Twitter

“Shkupi 2014” është pasqyrë e tërë krimit, korrupsionit, nacionalizmit, historisë së rrejshme… Kur them se “Shkupi 2014” duhet të rrënohet, mendoj në faktin se nuk mundemi të dalim në krye me korrupsionin dhe shkatërrimin e hapësirave publike pa e vërejtur këtë”, tha Nikolla Naumoski, një nga panelistët në diskutimin “ Ngushtimi i hapësirës për veprimin qytetar”, që u mbajt dje në organizim të Fondacionit “Hajnrih Bell”- zyra në Sarajevë dhe CIVIL – Qendrës për Liri.

“Njerëzit, për sundimin e Nikolla Gruevskit dhe të VMRO-DPMNE-së thonë se janë shndërruar në djalle  para disa vitesh dhe se pushteti i pakushtëzuar dhe pa kompromis i ka shndërruar, siç thotë profesori Ruzhin, aq të ikur, që ta kuptojë si drogë të rëndë. Dhe nuk mund të jetojnë pa atë. Demokracia e Maqedonisë u zhduk në vitin 2008, dëshmi për këtë janë faturat e deputetëve të cilat i nënshkruajnë deputetët të cilët vullnetarisht heqin dorë nga pronat e tyre nëse largohen nga partia, derisa janë deputetë. Që do të thotë, heqin dorë nga liria të jenë deputetë dhe të votojnë sipas bindjes së tyre!”, tha aktivisti Naumoski, një nga themeluesit e “Sheshi liria”.

“Ligjet të cilat janë sjellë në shpejtësi janë absurde dhe kontradikte dhe mandej, barra bie mbi ligjvënësin, Qeverinë ose  gjyqin. Pikërisht ky ishte shkaku për formimin e Revolucionit të Larmë, që të shkatërrojë nenin mos-ekzistues nga Ligji për amnisti, pastaj, Presidenti u bë sikur i marrë, sikur kjo ekziston, dhe pastaj e tërhoqi…”, theksoi Naumoski.

“Përveç legjislativës, kemi administratën shtetërore e cila është aparat dhe në funksion të Partisë dhe nuk e dimë se sa është i madh ky aparat. Ky aparat është aq misterioz dhe aq i mbyllur sa që edhe nëse disa hulumtues tentojnë të gjejnë numrat e të punësuarve në Maqedoni, ato të dhëna nuk gjenden…Inspektoratet shfrytëzohen vetëm për shantazh në planin politik dhe ekonomik. Rreth shantazhit ekonomik nuk do të flas, kjo ndodh edhe në vende tjera, por shantazhi politik është aq i pafytyrë në Maqedoni. Për shembull – Andrej Zhernovski. Komuna e tij mund të dënohet për shfrytëzim të “ stilolapsit të zi” në zyre, ndërkohë që kemi ministër i cili bëri rrëmujë nëpër Shkup dhe kaloi vetëm me akuzë kundërvajtëse”, tha Naumoski.

“”Shkupi 2014” nuk është vetëm uzurpues fizik, por edhe e vjedhin historinë e një shteti, ky është portretizim total i gabuar i personazhit të nikoqirit të këtij vendi, në sytë e mysafirëve dhe të huajve, dhe është kërcënim për botën e gjallë, për njerëzit, madje edhe për shpezët e dëbuara nga zona qendrore, për shkak të vendosjes së pajisjeve të zëshme të posaçme të cilat nuk u lejojnë shpezëve t’i fëlliqin përmendoret. “Shkupi 2014” është pasqyrë e çdo gjëje të gabuar në Maqedoni, nuk është vetëm çështje e pashijes, e kiçit, e jo-civilizimit, por është çështje e vlerave të gabuara, krimit, korrupsionit, militarizmit, shovinizmit, urrejtjes ndaj grave dhe të gjitha diversiteteve, dhe është krim i vërtetë mbi këtë qytet..

“Sheshi Liria” është me qëndrim se ndoshta nuk duhet të rrënohet, por shumë më me rëndësi nga secili ndryshim i ligjit, rregullores ose gjykatësit, është ndryshim i fytyrës së Shkupit, me çfarë do të tregohet se Maqedonia ka mbaruar me këtë dekadë që është pas nesh, dhe se nuk do t’i besojë asaj. E di se disa shenja nuk do të munden asnjëherë të fshihen, por tregimi i qëllimit për qasje ndaj këtij procesi është më tepër se obligim i Shkupjanëve dhe të tjerëve që jetojnë këtu!”, është i vendosur Naumoski.

Tags: “Hajnrih Bell”Nikolla NaumoskiShkupi 2014
Next Post

CIVIL fton gazetarë qytetarë të interesuar në seminarin në Strumicë

Deralla: Jetojmë në shoqëri të robëruar!

Deralla: Jetojmë në shoqëri të robëruar!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom