Prezantimi i publikimit “Shrinking Spaces in the Western Balkans” (Ngushtimi i hapësirës në Ballkanin perëndimor) dhe panel diskutimi në temën “Ngushtimi i hapësirës së veprimit të shoqërisë qytetare”, në organizim të Fondacionit “Hajnrih Bell” – zyra në Sarajevë dhe të CIVIL- Qendrës për Liri, u mbajt sot në hotelin Park Residence në Shkup.
“Në fundin e viteve të 80-ta dhe fillimin e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, trendet libertariane dhe demokratike, dhe parimet e lirisë dhe vetëvendosjes përjetuan triumf historik, që çerek shekulli më vonë, të kthehen tendencat antiliberale dhe autokrate. Tendencat e përmendura në veçanti manifestohen në periferinë e Evropës, në strukturën e brishtë të Ballkanit Perëndimor, ku instrumentet e represionit shtetëror janë plotësisht komplekse: gazetarët frikësohen, ndërsa shkencëtarët të cilët nuk e ndjekin vijën partiake diskreditohen dhe margjinalizohen”, shkruan në hyrjen e publikimit “Shrinking Spaces in the Western Balkans”, drejtoresha e zyrës në Sarajevë e Fondacionit “Hajnrih Bell”, zonja Marion Kraske.
“Fokusi i punës sonë është shoqëria qytetare, sepse është shtylla kryesore në demokraci të pastër dhe të shëndosh, dhe korrigjues qenësor në rrugën e vendosjes së demokracisë. Aktorët në shoqërinë qytetare janë ditë e më tepër nën sulm, hapësira e tyre është e kufizuar dhe po ngushtohet. Në publikimin kemi përmbledhur shembuj nga më tepër shtete nga rajoni në lëmi të ndryshme të kufizimit të shoqërisë qytetare. Në shtetet të cilat synojnë Evropën ose janë në Evropë, duam të shohim qasje të ndryshme ndaj përfaqësuesve të shoqërisë qytetare”, theksoi Kraske në promovimin e sotëm.
Tekstet në publikimin “Shrinking Spaces in the Western Balkans”, në botim të Fondacionit “Hajnrih Bell”, kanë për temë fenomenin global të ngushtimit të hapësirës së veprimit të aktorëve të shoqërisë qytetare. “Shoqëri e robëruar”, “ Okupimi i hapësirës publike”, “Hapësira publike na takon neve”, “Popullizimi dhe krimi si model i sistemit politik Maqedonas”, “Bluz Boshnjak: kulturë, presion, mbytje”, “Mediat dhe hapësira publike në demokraci”, janë një pjesë e titujve të teksteve të 16 autoreve dhe autorëve, gazetarëve të njohur, aktivistëve dhe punëtorëve akademik nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia dhe Kroacia.
Në panelin “Ngushtimi i hapësirës së veprimit të shoqërisë qytetare” i cili u mbajt pas prezantimit, morën pjesë profesori Nano Ruzhin, dhe aktivistët Nikola Naumoski, Sllavço Dimitrov dhe Xhabir Deralla, ndërsa moderatore ishte Monika Taleska.
“Ekzistojnë 14 karakteristika, nga të cilat mjafton që një politikan të posedojë katër sindrome, që të mundet të themi se e ka “Sindromin Hibris”. Inklinim narcisoid, ndërtime megalomane, prirje ndaj promovimit tej mase të egos së vet, interpretime profetike të punëve historike aktuale, vetëidentifikimi me kombin dhe turmën, tendenca e të folurit për veten në vetën e tretë, besim të rreptë në gjykimin e vet dhe mospranimi i kritikave, prania mediatike në të gjitha sferat, përgjigjet vetëm para gjykatës së historisë, i bindur që gjyqi është në anën e tij, humbja e kontaktit me realitetin – vetëizolim, agjitim, impulsivitet dhe kërcënim, i jep rëndësi vizionit të turmës dhe kërkon që turma të mos brengoset për çmimin e projektit, sepse ai është bariu, dhe shmangia e përgjegjësisë dhe dredhitë”, tha profesori Nano Ruzhin.
Presidenti i CIVIL-Qendrës për Liri, Xhabir Deralla, foli për identifikimin e “shtetit të robëruar” dhe “shoqërisë së robëruar”: “Vërejmë risi serioze në mënyrën e trajtimit të një shteti dhe shoqërie. Ne mund të definojmë lehtë, identifikojmë çdo gjë që ka të bëjë me shtet të robëruar. Kjo nuk mund të fshihet as me fushatë mediatike, as me presion të rëndë. Shteti është i robëruar, por për këtë duhet të binden qytetare/ët. Që të realizohet kjo, duhet të robërohet edhe shoqëria, atëherë sundimi është i plotë. Shoqëria qytetare është ajo e cila do ta tërheq shoqërinë nga humnera në të cilën gjendemi, me mbështetje nga institucioni i vetëm të cilit mund t’i besojmë, e kjo është PSP”.
“Demokracia e Maqedonisë është zhdukur në vitin 2008, dëshmi për këtë janë faturat e deputetëve të cilat i nënshkruajnë deputetët që heqin dorë vullnetarisht nga pronat e tyre, nëse largohen nga partia derisa janë deputetë. Që do të thotë se heqin dorë nga liria të qenit deputetë të cilët votojnë sipas bindjes së vet! Për këtë arsye, deputetët e VMRO-DPMNE votojnë ashtu si urdhëron partia. 60% nga ligjet e aprovuara në kohë të VMRO-DPMNE-së nuk janë diskutuar në parlament dhe janë sjellë me procedurë urgjente”, theksoi Nikolla Naumoski, themelues i “Sheshi Liria”.
“Domosdoshmëri e tjetërsisë si element kyç për projektimin dhe kritikën ndaj çdo pushteti i cili ka potencial të bëhet totalitar, i dhunshëm dhe përjashtues. Tjetërsia si domosdoshmëri për paramendimin e lirisë. Të gjithë jemi armiq të shtetit, paraqesim kërcënim dhe të gjithë shpifim te bashkësia ndërkombëtare…Dobësinë tonë nuk mund ta mbulojnë ndërtimet megalomane dhe numri i madh i faqeve të intervistës së Nikolla Gruevskit”, vlerëson aktivisti qytetar, Sllavço Dimitrov.