Pas një ftese të një qytetari përmes rrjeteve sociale, i cili porositi se për çdo mëngjes do ta pijë kafen e mëngjesit para zyrave të Qytetit të Shkupit, në shenjë proteste kundër ndotjes enorme të ajrit në kryeqytetin, një grup qytetare/ësh këtë mëngjes u mblodhën para barakave të pushtetit të qytetit.
Një pjesë nga ata ishin prezentë para zyrave të Qytetit të Shkupit që të vërtetohen se Kryetari i Shkupit me të vërtetë do të arrijë pa makinë, pas apelit të tij të djeshëm të cilin ai e drejtoi deri te të punësuarit e tij dhe deri te Shkupjane/ët, ta përdorin transportin publik.
Ermin Klimenta