Kryetari i CIVIL-Qendrës për Liri, Xhabir Deralla, në fjalimin e tij në promovimin raportit përfundimtar nga vëzhgimi zgjedhor “Zgjedhjet 2016”, theksoi se bëhet fjalë për sublimat prej 200 faqeve, nga procesi zgjedhor në Maqedoni, që sipas tij, “as nga larg nuk janë të mjaftueshme për ilustrimin e pasqyrës reale për parregullsitë dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut, posaçërisht të drejtën votuese”.
“Raporti të cilin sot do ta prezantojmë, përgatitej tërë vitin. Ai përmban informata nga terreni, të cilat ekipi i Civilit i ka mbledhur dhe i ka publikuar në portalet e veta. Në ditën e zgjedhjeve, deri te Civili arritën 750 raportime të cilat i përgatitën 3018 njerëz, të cilët dëshironin të qëndrojnë bashkë me ne, dhe ta vëzhgojnë ditën e zgjedhjeve. Ky publikim është material i kompresuar dhe i sublimuar për atë çfarë ndodhi në ditën e zgjedhjeve, por edhe gjatë tërë vitit. Është e përgatitur nga njerëz të cilët flisnin me gjuhën e qytetarëve, pa doreza diplomatike. CIVIL është i njohur si organizatë e cila nuk bën kompromis dhe për këtë arsye e kemi besimin”, theksoi Deralla, duke iu qasur përgatitjes së publikimit.