E.S. Kristine D. Althauzer, Ambasadorja e Republikës Federale e Gjermanisë do të mbajë fjalën hyrëse në promovimin e publikimit “Zgjedhjet 2016: Raporti përfundimtar nga vëzhgimi afatgjatë i procesit politik dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë”, në botim të CIVIL – Qendrës për Liri. Promovimi do të mbahet nesër, të enjten, 2 shkurt në hotelin Park Rezidence (pas stadiumit të futbollit), me fillim në ora 12:30.
Ftesës së Civilit veç më iu përgjigjën të gjithë autoret dhe autorët në publikimin, një numër i madh i ekspertëve të cilët ishin mysafirë në evenimentet e Civilit gjatë periudhës së kaluar, mediat, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe partitë politike. Ftesa është e hapur, hyrja është e lirë – si çdo herë. Pas prezantimit, është paraparë edhe koktej.
Në këtë raport tronditës, në dyqind faqe, zbulohen detaje nga vëzhgimi i procesit zgjedhor dhe gjendjeve politike në Republikën e Maqedonisë gjatë tërë vitit 2016. Në përgatitjen e këtij raporti mori pjesë i tërë ekipi i projekteve i Civilit dhe ekipi i ekspertëve, i përbërë prej Dr. Sasho Ordanoski, Aleksandar Novakoski, Sandra Gavrillovska, Dragan Zeliq (GONG, Kroaci, Heder Roberson Gaston (SHBA).
Xhabir Deralla, Sinisha Stankoviq, Petrit Saraçini, Monika Taleska, Goran Naumovski, Biljana Jordanovska, Dehran Muratov, Maja Ivanovskа, Ermin Klimenta dhe anëtarë tjerë të ekipit të projekteve të Civilit, përmes raportimeve të tyre, analizave dhe shqyrtimeve, e paraqesin realitetin e Maqedonisë, faktet ashtu si janë, pa grim dhe anashkalime.
Si dokument, ky publikim, gjithashtu do të shërbejë si rekomandim i rëndësishëm dhe burim i informatave për shoqërinë civile, partitë politike dhe bashkësinë ndërkombëtare, në kornizat e orvatjeve për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira në ardhmëri.
Ky eveniment është rrumbullakësim i projektit PËRPARA!, I mbështetur me mjete Gjermane pranë Paktit për stabilitet të Evropës Juglindore, i realizuar në periudhën nga 1 janari -2106 deri 31 –janar, viti 2017 . Projekti PËRPARA! Ka siguruar vëzhgim afatgjatë të procesit politik dhe zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë.