• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Shkariq: Presidenti i shtetit nuk guxon për herë të dytë ta shkelë Kushtetutën!

January 31, 2017
in POLITIKË
Shkariq: Presidenti i shtetit nuk guxon për herë të dytë ta shkelë Kushtetutën!
Share on FacebookShare on Twitter

“Presidenti i shtetit, për herë të parë e ka shkelur Kushtetutën me dorëzimin e mandatit një anëtari të partisë, e cila nuk ka shumicë parlamentare. Nëse ia dorëzon mandatin anëtarit të dytë nga partia e njëjtë, atëherë për herë të dytë do ta shkelë Kushtetutën, dhe meriton impiçment”, është i vendosur profesori Dr. Svetomir Shkariq, ekspert i të drejtës kushtetuese, i cili ishte mysafir në tribunën që e organizoi CIVIL- Qendra për Liri javën e kaluar, duke i hapur çështjet aktuale që kanë të bëjnë me temën: “Maqedonia në limbo juridike dhe politike”.

Sipas profesorit Dr. Shkariq, presidenti i shtetit ka rol moderatori, ai duhet ta jep kontributin e tij në procesin e formimit të Qeverisë, me biseda, ti ftojë në kabinet partitë legjislative dhe kështu ta formojë mendimin e tij. Pas kësaj, mandatin t’ia  dorëzojë anëtarit të partisë, ose partive që kanë shumicë parlamentare.

Duke e komentuar situatën aktuale (si hipotezë), se çfarë do të ndodh nëse mandatari i parë (Nikolla Gruevski) nuk arrin të formojë Qeverinë, Dr. Shkariq u thirr në Nenin 90 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.

“Në Kushtetutën, në Nenin 90 qëndron se Presidenti është i obliguar t’ia dorëzojë mandatin anëtarit të partisë ose partive, koalicionit të partive, të cilët mund të sigurojnë shumicë parlamentare me 61 deputetë. Dhe, në momentin kur dorëzohet mandati, kjo shumicë duhet të jetë e siguruar, dhe jo në procesin prej 20 ditë. Dhe mandej, t’i dorëzohet  mandatarit të dytë dhe të tretë. Ajo që është vepruar në vitin 1992 është shkelje e Kushtetutës. Nëse nuk ka shumicë parlamentare, atëherë Presidenti e informon publikun, Kuvendin, kombin…, se duhet të zgjidhet problemi dhe të sillen vendime varësisht nga kompetencat. Kjo është dëshmi që përbërja ekzistuese e partive dhe koalicioneve legjislative nuk është e aftë të formojë Qeverinë, do të thotë, nuk ka as legjitimitetin ta drejtojë. Kjo është dëshmi se nuk mund të sundojë, dhe për këtë arsye duhet të kërkohet zgjidhje të shkohet në zgjedhje tjera”, është kategorik profesori Shkariq.

Sa i përket probabilitetit për dorëheqje eventuale të Presidentit Gjorgje Ivanov, që ta parandalojë dorëzimin e mandatit për mandatar të ardhshëm (Zoran Zaev, liderit të LSDM, partia e cila ka 49 mandate) profesori Dr. Shkariq pati interpretim:

“Nëse Presidenti nuk dëshiron ta dorëzojë mandatin në atë drejtim, ose jep dorëheqje, atëherë ajo shumicë ka legjitimitetin të mblidhet në Kuvendin, me 61 vota të siguruara nga radhët e tyre, ta zgjedh Presidentin e Kuvendit dhe menjëherë ta formojë Qeverinë”, është i vendosur Dr. Shkariq.

Next Post
Najçevska: Nuk ka krizë, Ivanov duhet tia dorëzojë mandatin partisë së radhës me më tepër mandate të deputetëve!

Najçevska: Nuk ka krizë, Ivanov duhet tia dorëzojë mandatin partisë së radhës me më tepër mandate të deputetëve!

Analizë javore: Gruevski nuk arriti, Maqedonia pa Qeveri, Ivanovi duhet të sjell vendim!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom