Edhe pas më tepër se një muaj e gjysmë nga zgjedhjet, Maqedonia nuk ka Qeveri. Mandatari Nikolla Gruevski, lideri i VMRO-DPMNE dhe ish kryeministri i Maqedonisë ( para një viti dha dorëheqjen, si pjesë e pikave të Marrëveshjes së Përzhinës), nuk arriti të formojë Qeverinë e re, edhe pse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor të vitit 2016, partia e tij arriti deri te 51 mandate për deputetë.
Sinjali i parë i qartë se e ka humbur besimin te qytetare/ët, pas 10 vite sundimi, erdhi pikërisht në zgjedhjet, me mungesën prej 10 mandateve për deputetë, të cilët janë kusht për shumicë parlamentare. Ndërsa, porosinë e dytë e qartë, edhe atë nga partitë e Shqiptarëve etnikë në Maqedoni, e pranoi dje, kur BDI nuk i votoi besimin, për më saktë, vendosi të mos bëjë koalicionin me VMRO-DPMNE. Pa 10 mandatet nga BDI, Gruevski dhe VMRO-DPMNE e humbën mundësinë të mbeten parti qeverisëse. Analistët politikë udhëzojnë edhe për marrëveshje të mundshme mes partnerëve shumëvjeçarë Gruevski dhe Ahmeti, që ta parandalojnë Presidentin e shtetit, Gjorgje Ivanov, që mandatin t’ia dorëzojë anëtarit të partisë e cila do të sigurojë shumicë parlamentare, që në këtë rast do të ishte LSDM, ndërsa mandatar i ardhshëm – lideri Zoran Zaev. Në çdo rast, nuk ka dyshim se Gruevski më nuk është figurë kyçe në skenën politike të Maqedonisë.
BDI i përmbahet Platformës
Platforma të cilën pas zgjedhjeve (më 7 janar 2017) e miratuan tre nga partitë e Shqiptarëve të Maqedonisë, pas këshillimeve me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, është imperativ për BDI, si një nga partitë nënshkruese të dokumentit. BDI nuk arriti pajtueshmëri me VMRO-DPMNE për pikat nga Platforma, dhe, siç lajmëroi zëdhënësi i partisë në konferencën për shtyp para selisë së partisë në Reçicë të Vogël, për këtë arsye edhe nuk bën koalicionin me partnerin shumëvjeçar politik. Sipas Bujar Osmanit, edhe më tej mbeten pesë opsionet të cilat i shqyrton Kryesia: BDI të bëjë koalicionin me VMRO-DPMNE, me LSDM, koalicion të gjerë, BDI të kalojë në opozitë ose të inicojë zgjedhje të reja.
VMRO para mesnatës ( më 29 janar 2017) u paraqit me lajmërim në të cilin, mes tjerash, udhëzoi për mbajtje të zgjedhjeve të reja, si zgjidhje e vetme e pjekur, në shërbim të tejkalimit të krizës dhe vendosjes së prioriteteve për reforma në plan të parë. Çfarë do vendimi tjetër vetëm do të sjell deri te konflikte dhe probleme të reja në shoqërinë edhe ashtu të ndarë, dhe nuk do të jetë në shërbim të qëndrueshmërisë dhe realizimit të qëllimeve programore të cilit do”.
Ndërsa LSDM përkujtoi për retorikën e ashpër anti-shqiptare të mandatarit Gruevski, në rolin e liderit partiak, kur Shqiptarët i emëronte “Shiptari”, kërkonte 63 deputetë që të mos varet nga BDI, ndërsa tani, lutet për mbështetje”.
Javën e kaluar, lideri i LSDM, Zaev, realizoi takim edhe me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, duke e informuar për pritjet e LSDM për mbarimin e krizës politike. Gjatë takimit, Zaevi ka shprehur pritje që lideri i VMRO- DPMNE më 29 nëntor do ta kthejë mandatin ( gjë që ndodhi), si dhe se LSDM do të formojë Qeverinë.
Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja
“Tank” dhe “Tarifë” janë dy rastet e reja të cilat i hapi Prokuroria Speciale Publike, dhe në të cilat janë të përfshirë shtatë persona për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale të kryer “Keqpërdorim i pozitës dhe kompetencave zyrtare”. Një nga procedurat hetuese ka të bëjë me tender të ELEM, në të cilin të dyshuarit, me mos kryerjen e detyrës zyrtare, kanë mundësuar që personi juridik –konzorciumi, i cili më vonë e ka fituar tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negociatave gjatë prokurimit, edhe pse nuk është dorëzuar dokumentacioni i tërësishëm. Vlera e Marrëveshjes për prokurimin është 4.092.420 euro, ndërsa kanë bërë dëm prej 456.560 euro.
Hetimi i dytë është për blerjen e mercedesit të ish kryeministrit Gruevski. Në rastin konkret, ekziston dyshim i bazuar që, me qëllim të plotësohet dëshira e kryeministrit të atëhershëm për blerjen e tipit special të automjetit, e dyshuara e parë e ka nxitur të dyshuarin e dytë që ta shfrytëzojë pozitën zyrtare dhe kompetencat, dhe gjatë prokurimit, në mënyrë joligjore të favorizojë operator të caktuar ekonomik, dhe të blihet automjet i atij tipi.
Ekziston dyshim i bazuar që i akuzuari i dytë, në procedurë të prokurimit, edhe pse ka qenë i vetëdijshëm për favorizimin joligjor të operatorit të caktuar ekonomik, megjithatë, ka sjellë vendim për zgjidhje të ofertës më të volitshme, dhe ka bërë marrëveshje për prokurim të automjetit me shumë prej 29.852.542 denarë dhe TVSH me shumë prej 5.373.458 denarë, ose 572.7800 euro.
Brukseli apelon të vazhdohet mandati i PSP
Edhe javën e kaluar, gjatë negociatave në relacionin VMRO-DPMNE – BDI, nga Brukseli arrinin porosi se Qeveria e re në Maqedoni duhet patjetër ta vazhdojë mandatin e Prokurorisë Speciale Publike.
Për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, rolin kyç, sipas bashkësisë ndërkombëtare, e ka Prokuroria Speciale Publike e cila i përfshin veprat penale që dalin nga afera “Përgjimet”, dhe në të cilat janë të përfshirë shumë figura politike nga qeverisëse VMRO-DPMNE. Pikërisht kjo, dhe kërkesa për dygjuhësi, ishin “vija e kuqe” e udhëheqësisë aktuale të VMRO-DPMNE dhe liderit Gruevski, në negociatat me BDI-në.
Monika Taleska