• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Sindikata e shërbimit diplomatik të Maqedonisë e akuzon Nikolla Popovskin për prezantim të rrejshëm!

January 18, 2017
in POLITIKË
Sindikata e shërbimit diplomatik të Maqedonisë e akuzon Nikolla Popovskin për prezantim të rrejshëm!
Share on FacebookShare on Twitter

Në letrën e hapur deri te zëvendës drejtori për punë të jashtme Ilija Isajllovski, sindikalistët nga radhët e diplomacisë së Maqedonisë akuzojnë “deputetin Nikolla Popovski” për paraqitje të rrejshme si Ministër për Punë të Jashtme dhe kërkojnë “shqyrtimin e përgjegjësisë eventuale penale”.

Bordi ekzekutiv i Sindikatës së Shërbimit Diplomatik të Maqedonisë, pas intervistës së deputetit Nikolla Poposki për një gazetë Italiane, me brengosje të madhe kërkon nga zëvendës Ministri për Punë të Jashtme- Ilija Isajllovski, shpjegim për ngjarjet e deritanishme, korrigjim urgjent të të gjitha segmenteve në të cilat deputeti Poposki figuron si Ministër për Punë të Jashtme, dhe hapje të çështjes para Qeverisë.

SSHDM kërkon shpjegim urgjent “ se mbi cilën bazë, nëse kjo është e saktë, i është lejuar deputetit Poposki ta shfrytëzojë kabinetin e Ministrit në MPJ dhe pse nuk reagohet me shpjegime deri te publiku se deputeti Poposki më nuk është MPJ, urgjentisht të korrigjohen të gjitha këto dezinformata në faqen e MPJ ku deputeti Poposki figuron si Ministër, dhe urgjentisht të hapet çështja në seancë të Qeverisë, për arsye se bëhet fjalë për vepër kundërligjore të dukshme edhe te disa Ministra tjerë të mëparshëm, tani më deputetë, duke e përfshirë edhe Kryeministrin e fundit”.

“Pas inspektimit të kryer në rregulloren ligjore-kushtetuese të vlefshme, dhe në veçanti nenet 63 nga Kushtetuta, pastaj nenet 5 dhe 9 nga Ligji për deputetë, si dhe neni 8 nga Kodi Zgjedhor, shumë qartë tregohet se deputetit Poposki, funksioni Zëvendës Kryeministër dhe Ministër për Punë të Jashtme, i ka mbaruar sipas ligjit, me ditën e verifikimit të mandatit për deputet”, shkruan SSHDM.

“Është e sigurt se nuk bëhet fjalë as për mundësi teorike për aplikimin e nenit 93 nga kushtetuta, sepse në Qeverinë të cilës i ka mbaruar mandati ka anëtarë të saj të cilët nuk janë bërë deputetë, kështu që, prej këtu, nuk mund të bëhet fjalë se ekziston asnjë domosdoshmëri që ata anëtarë të asaj Qeverie të cilët janë bërë deputetë – të vazhdojnë me mbajtjen e funksioneve paraprake për shkak të rrezikut nga mosfunksionalizimi!”, janë të vendosur Diplomatët profesionistë të Maqedonisë.

Sipas tyre, rasti me Ministrinë e Punëve të Jashtme është pikërisht i tillë, duka marrë parasysh se Zëvendës Ministri, në cilat do kushte të pengueshmërisë së Ministrit – plotësisht i ka kompetencat për kryerjen e funksionit  Ministër.

“Në vijim, çdo gjë që ka ndërmarrë deputeti Poposki pas 30 dhjetorit 2016, duke u prezantuar si Ministër për Punë të Jashtme, është prezantim i rrejshëm, madje edhe duhet të shqyrtohet përgjegjësia eventuale penale”, janë kategorikë nga SSHDM.

Sindikalistët theksojnë se edhe në faqen e Qeverisë dhe në faqen e MPJ ende figuron deputeti Poposki si Ministër për Punë të Jashtme, dhe se ende publikojnë lajme për aktivitetet e tij si Ministër.

“Është e qartë se intervistat e fundit të deputetit Poposki janë të dhëna nga pozita e funksionarit partiak, dhe eventualisht, nga pozita e deputetit, mirëpo, në ato figuron se ai është Zëvendës Ministër dhe Ministër aktual për Punë të Jashtme. Kështu që deklaratat të cilat janë të përmbledhura atje, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë janë qëndrime edhe të kësaj Ministrie, gjë  për të cilën  veç më kemi reaguar edhe më herët, (Lajmërim për publikun nga 2 qershori i vitit 2016), gjatë së cilës jemi distancuar nga deklaratat e tilla, praktikisht tani janë të përsëritura, dhe ku  shpjeguam se pse të njëjtat janë të palejueshme për një Ministër për Punë të Jashtme. Për më tej, që një nga ato intervista është dhënë për një media të huaj e regjistruar shumë vonë, edhe atë nga një person i cili si duket ka qenë në burg për shkak të shprehjes së urrejtjes! Deklaratat absurde se jemi si Suedia, Finlanda dhe Danimarka as nuk meritojnë komentin tonë”, janë të vendosur sindikalistët në diplomacinë e Maqedonisë.

Tags: Diplomacialetër e hapurNikolla Poposkiprezantim i rrejshëm
Next Post
Prokuroria Speciale Publike tërheq  akuzën për procesin “Puç”

Prokuroria Speciale Publike tërheq akuzën për procesin “Puç”

Najçevska: Kryeministrit dhe ministrave tu merren mandatet për deputetë dhe të ngritet padi penale kundër tyre!

Najçevska: Kryeministrit dhe ministrave tu merren mandatet për deputetë dhe të ngritet padi penale kundër tyre!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom