“ Për shkak të papajtueshmërisë së funksionit të deputetit me funksione tjera, Kryeministri Emill Dimitriev, Ministri për Punë të Jashtme Nikolla Poposki, Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov dhe Ministrja për Kulturë Elizabeta Kançeska Milevska, duhet të përgjigjen para ligjit, për arsye se kryejnë funksione të ministrave, ndërsa u janë verifikuar mandatet për deputetë”, thotë Dr. Mirjana Najçevska.
“Funksionet të cilat i kryejnë në Qeverinë në dorëheqje, sipas Kushtetutës, sipas Ligjit për deputetë, sipas Kodit Zgjedhor dhe sipas Rregullores së Kuvendit, janë të papajtueshme, ndërsa sipas Kodit penal, funksionarët duhet të përgjigjen për paraqitje të rrejshme”, është e vendosur Dr, Mirjana Najçevska, e cila në intervistën për CIVIL Media udhëzon edhe se Kuvendi, në pajtim me rregulloret ligjore, duhet urgjentisht të fton seancë dhe t’ua merr mandatet për deputetë.
NAJÇEVSKA: Edhe Kushtetuta edhe ligji janë shumë të qartë dhe shumë të vendosur për çështjen e papajtueshmërisë të funksionit deputet me funksionet tjera, në veçanti me funksione të pushtetit ekzekutiv. Kjo është bërë sepse ndarja e pushtetit dhe kontrolli i Kuvendit mbi pushtetin ekzekutiv janë një nga gur-themelet e strukturimit të shtetit tonë juridik dhe të strukturimit të demokracisë në Republikën e Maqedonisë. Për këtë arsye, çdo formë e mohimit të kësaj ndarje të pushtetit, ndërsa pikërisht për këtë bëhet fjalë në momentin kur do të vjen deri te lidhja e funksioneve, në fakt është kundër kushtetutës, gjegjësisht, është goditje mbi urdhrin juridik në shtet. Kjo në asnjë mënyrë nuk guxon të vlerësohet si punë e vogël, për shkak se shumë elemente tjera janë të lidhura pikërisht me këtë mënyrë të trajtimit të papajtueshmërisë e funksioneve të pushtetit ekzekutiv dhe pushtetit ligjvënës. Për shembull, në momentin kur kemi dyfishim të këtyre funksioneve, nuk mund të realizohet funksioni i kontrollit të Kuvendit, i cili për momentin është i përbërë. Përndryshe, do të dilte se një deputet e kontrollon vetveten si përfaqësues, si funksionar në pushtetin ekzekutiv!?
Gjithashtu, nuk është e qartë se cila është shumica, sepse, nëse kemi deputetë për të cilët nuk është e sigurt se me të vërtetë janë deputetë, sepse funksioni i tyre nuk është në pajtueshmëri me funksionin tjetër të cilin veç më e kanë, në atë rast nuk është e qartë se ku dhe sa kemi strukturë shumice në Kuvend.
E treta në momentin, ka nënshkrues të përcaktuar me ligj në ministritë në të cilat ministrat janë të zgjedhur për deputetë, e ata janë zëvendësit e ministrave. Kjo do të thotë se ka paraqitje të rrejshme të dikujt si përfaqësues i një ministrie, që paraqet vepër penale, gjegjësisht, mund të kërkohet përgjegjësi penale.
CIVIL Media: Cila është zgjidhja ligjore për këtë situatë?
NAJÇEVSKA: Ligji është shumë i qartë. Në rast të kësaj forme të konfliktit të funksioneve, në mënyrë automatike i merret mandati deputetit. Do të thotë, thirret seancë e Kuvendit dhe kjo është një nga bazat për marrjen, për kryerjen e mandatit të deputetit! Pikërisht për arsye se kjo ndarje e pushtetit është kaq e rëndësishme, nuk ka mendim tjetër, por thjeshtë, vetëm i merret mandati. Ndërsa, për shkeljet ligjore gjatë prezantimit të rrejshëm, për këtë mund të ngritet procedurë penale. Për më shumë, sepse si deputet, një njeri ka imunitet parlamentar, ndërsa si ministër nuk e ka këtë imunitet. Kjo do të thotë se këta njerëz, për momentin, nëse bëjnë ndonjë vepër e cila bie nën imunitetin parlamentar, nuk do të mund të persekutohen në mënyrë përkatëse!
CIVIL Media: Çfarë nëse tani japin dorëheqje, kush do ta kryente funksionin e ministrit? Vallë VMRO-DPMNE mund të emërojë ministra tjerë?
NAJÇEVSKA: Nuk bëhet fjalë për atë nëse dikush mund të jep ose të mos jep dorëheqje. Në momentin e verifikimit të mandatit parlamentar, ai njeri nuk ka guxuar të jetë ministër. Do të thotë se gjatë asaj periudhe veç më është shkelur ligji. Për çdo shkelje të ligjit, duhet të përgjigjet. VMRO-DPMNE nuk mund të jep ministra të rinj, pikërisht për këtë arsye ekzistojnë zëvendës ministra, sepse kjo është Qeveri në largim. Do të thotë, nuk janë ministrat në largim si individë, por Qeveria si strukturë, si organizatë, dhe mu për këto situata përcillet nënshkrimi i zëvendësit përkatës, i cili i kryen punët teknike deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
Monika Taleska