Në konferencën për shtyp të CIVIL, e cila u mbajt para fillimit të panel diskutimit “Maqedonia pa kokë”, përfaqësuesit e CIVIL, Xhabir Deralla dhe Sinisha Stankoviq, i paraqitën aktivitetet gjatë katër javëve.
Raporti përfundimtar nga vëzhgimi zgjedhor
CIVIL, si çdo herë, do ta publikojë raportin përfundimtar nga vëzhgimi zgjedhor në afat rekord, para përfundimit të muajit janar. Zakonisht, ky është raport i cili pa dorëza diplomatike dhe pa pikë anshmërie dhe ngushtimi, do t’i përmbajë të gjitha faktet për parregullsitë zgjedhore dhe do të sjell një varg analizash thelbësore të tërë procesit zgjedhor. Gjatë zbatimit të vëzhgimit, në veçanti e theksojmë bashkëpunimin me GONG nga Republika e Kroacisë, ekspertët dhe vëzhguesit e së cilës ishin pjesë e ekipit tonë e cila numëron 300 njerëz. CIVIL ka mbështetur dhe ka bashkëpunuar me disa organizata ndërkombëtare dhe misione vëzhguese gjatë procesit zgjedhor, duke filluar nga misioni i ODIHR, por edhe me misionet AEGEE, SILBO, DiploCat, IESC, në kornizat e të cilave ishin edhe vëzhgues të Golos nga Rusia, si dhe organizata tjera. Mbështetje: Mjete Gjermane nga Pakti për Stabilitet i JIE dhe Ambasada e SHBA në Shkup.
Karvani i Lirisë
CIVIL do të organizojë edhe evenimentin multimedial me rastin e promovimit të filmit dokumentar për Karvanin e Lirisë, projekt i cili filloi nga korriku 2016 dhe cili ka bashkuar mbi 400 artistë, intelektualë dhe aktivistë të cilët flasin dhe krijonë për lirinë. Mbështetje: USAID.
Objektivi Qytetar
CIVIL do të vazhdojë me ndarjen e çmimeve për gazetari qytetare, si dhe me seminare për qytetare dhe qytetarë gazetarë të cilët i zbardhin keqpërdorimet dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut në vend. Mbështetje: National Endowment for Democracy.
Shoqëria qytetare
CIVIL, në bashkëpunim me fondacionin Hajnrih Bell do të mbajë panel diskutim dhe promovim të revistës “Ngushtimi i Hapësirës”, kushtuar presioneve në rrtije, pengesave dhe kufizimeve për veprime qytetare të cilat i vendosin qendrat e fuqisë në shoqëritë në rajon.
Vëzhgim i zgjedhjeve lokale dhe procesit zgjedhor
CIVIL ka filluar me përgatitjen e vëzhgimit afatgjatë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe të procesit politik për dalje nga kriza politike në vend.
RETROaktiva
CIVIL ka filluar projektin rajonal RETROaktiva, kushtuar aktivizmit qytetar nga vitet 80 të shekullit të kaluar deri sot, në partneritet me GONG, Kroaci, Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Bosnje dhe Hercegovinë, Anima nga Mali i Zi dhe Qendra për Dekontaminim Kulturor nga Serbia. Rezultatet e para nga projekti do të jenë të paraqitura nga mesi i muajit shkurt. Mbështetje: Evropa për qytetarët, BE.
CIVIL Media
Sot do ta shpallim edhe fillimin zyrtar të projekteve mediatike, portaleve informative të CIVIL Media, edhe atë vetëm dy nga ata: portalet www.civilmedia.mk dhe www.civilalb.info. Mbështetje: Civika Mobilitas dhe donatorët e të gjitha projekteve të CIVIL.