Nesër, në organizim të Këshillit Opozitar dhe disa partive opozitare shqiptare, me në fillim të orën 17:30, në Shkup do të zhvillohet marsh protestues me moton “Dita D – Drejtësi, Demokraci, Dinjtet”. Protesta do të fillojë te Parku i Çairit, ndërsa protestuesit do të marshojnë deri te ndërtesa e qeverisë së Maqedonisë.
Nga Këshilli Opozitar thonë se protesta zhvillohet më 9 Maj, pasi që në këtë ditë u përmbys fashizmi, është Dita e Evropës dhe në këtë ditë lindi ëndrra për Evropën e Bashkuar. “Më 9 Maj kujtohet dita e drejtësisë së munguar për ne, dita e demokracisë së shkelur, dita e dinjitetit të nëpërkëmbur dhe dita e fundit e fatkeqësisë shqiptare në Kumanovë”, thuhet në deklaratën e Këshillit Opozitar.