Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot e vuri në dispozicion për inspektim publik Listën e Zgjedhësve. Në 15 ditët e ardhshme, qytetare(ë)t në Maqedoni, do të kenë mundësi – me të dhënat personale për numrin e amzës, të kontrollojnë a janë në Listën e Votuesve. Në këtë mënyrë, qytetare(ë)t do të mund të kontrollojnë në cilin vend zgjedhor votojnë dhe cila është adresa e vendit zgjedhor.
Gjatë ditës së sotme, kopje e Listës së Votuesve do të jetë e shpërndarë në 34 zyrat rajonale të KSHZ-së, në mbarë vendin.
Kontrollimi publik përfundon më 15 maj.