VMRO-DPMNE dje sulmoi ashpër dhe refuzoi bashkëpunim të mëtejshëm me ndërmjetësin Vanhaute, siç thanë për shkak të ofendimeve ndaj kësaj partie dhe përfaqësuesve të saj në negociatat, por edhe “për shkak të nënçmimeve të vazhdueshme ndaj popullit dhe Republikën e Maqedonisë”. Mos bre!
Ata që gjatë këtyre dhjetë viteve vazhdimisht nënçmojnë të gjithë qytetarët me gënjeshtrat e paskrupullta dhe vjedhjen e pamend të qindra miliona eurove, ato që shpallën si tradhtarë, spiunë të huaj dhe mercenarë më shumë se gjysmën e qytetarëve të vendit, duke përfshirë të gjithë artistët, intelektualët, gazetarët, shkrimtarët, aktivistët civil, punëtorët e falimentuar, duhanprodhuesit, prodhuesit e qumështit, mjekët, profesorët, arsimtarët, studentët e bule edhe nxënësit e moshës së mitur për shkak të mospajtimit me pushtetin, ata që të vrasin natën e të vajtojnë ditën, e pikërisht ata e gjetën veten të thirrur për të mbrojtur popullin maqedonas nga “nënçmimet” e ndërmjetësit ndërkombëtar .
Shërbëtorët e shquar mediatikë të puhstetit në mënyrë indirekte bëjnë thirrje për djegien e ambasadës amerikane, pas vlerësimit të djeshëm të zyrtarëve ndërkombëtarë se kushte për zgjedhje më 24 prill – nuk ka. Thirrjet për dhunë ndaj kritikëve të shquar publike të pushtetit janë të vazhdueshme. Këto makro – kërcënime nga megafonët e ‘çobanit’ dhe ‘naçallnikëve’ reflektohen ndryshe në mikro-nivel. Në Mariovë sot, pas disa rakive që kishin pirë bashkë, një njeri i rritur vrau me qotek një plak tetëdhjetëvjeç sepse ai paska mbrojtur prokuroren Janeva. Më parë, të mos harrojmë, në vitet e fundit, sidomos në periudhat e protestave të fuqishme ose të ngjarjeve që trondisnin qeverinë e Gruevskit dhe Ahmetit, u zhvillua një sërë aktesh për nxitje të tensioneve etnike apo “realizim” të dhunës brutale ndaj atyre që mendojnë dhe flasin ndryshe nga pushteti. Pothuajse të gjitha këto raste mbeten të pazgjidhura – duke filluar nga rrahjet e gazetarëve e deri te sulmet ndaj komunitetit LGBT, e disa prej këtyre rasteve u shndërruan në procese politike të instrumentalizuara nga pushteti.
Mjafton të bashkohen vetëm disa copëza të mozaikut që të shohim se si do të venë gjërat në të ardhmen e afërt. Prej pushtetit të VMRO-së dhe BDI-së deri në zgjedhjet nuk mund të presim asgjë tjetër, përpos forcës dhe dhunës. Prandaj, është shumë e mundshme që pushteti të shkojë me zor dhe vetëm në zgjedhje më 24 prill. Po ashtu, është më se e mundur se qoteku ndaj qytetarëve që mendojnë ndryshe të rritet në cilësi, sasi, e bile dhe në intensitet. Ashtu si dikur në Serbi gjatë sundimit të Millosheviqit në 90tat, ose këtu te ne në vitin 2001, kur “e tërë bota ishte kundër nesh”, tek kemi për të dëgjuar akoma më të zëshëm filozofët e mëhallave dhe kooperatave me përallat për ” Evropën lavire” dhe “amerikanët budallenj “, të cilët pavarësisht parave, ushtrive dhe armatimeve të mëdha që kanë, tashmë 2 dekada nuk e mposhtin dot Maqedoninë të vogël por të vështirë, e cila po aq dekada e beri tërkuzë përpjekjen për të shpëtuar nga tranzicioni, varfëria dhe hajnia e atyre që qeverisin atë dhe për t’u nisur rrugës për demokraci dinjitoze.
Natyrisht, të huajt në këtë drejtim janë të qetë, dhe për këtë arsye tallen me gungshat lokal fashataresk. Banditët tanë mund të kenë nofulla për të përtypur budallallëqe, për të rrahur pleq e të pafuqishëm para dyqaneve të mëhallave apo nëpër sokaqe të errëta, por nuk kanë dhëmbë për arrat e tyre. Por, për ne kanë, dhe deri më 24 prill dhe më tej, do të kafshojnë dhe rrahin sa të munden dhe deri sa të munden. Andaj, në vend që të triumfalizmit dhe shlyerjes së diktatorit në momente kur ai është i plagosur dhe më i rrezikshëm, është e nevojshme që situata të kuptohet realisht dhe të jepet përgjigje adekuate dhe e organizuar nga ana e qytetarëve, të cilët nuk duhet të hapin rrugën para kësaj dhune.
Në të kundërtën, pas zgjedhjeve, nuk do të na rrahin dhe vrasin para dyqaneve ose në rrugica të errëta. Do të na vijnë sheshazi, në mes të ditës, në shtëpi.