• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

Gruevski paralajmëroi pishinë në Shutkë, ku në verë nuk ka as ujë për të pirë!

February 15, 2016
in MENDIMI I LIRË
Share on FacebookShare on Twitter
Ndërtim të një pishinë të hapur të madhe për not dhe një pishine më të vogël, paralajmëroi gjatë fundjavës në Shuto Orizarë lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski. Kjo ide do të ishte mirë, nëse Shutka nuk ballafaqohej me mungesë kronike e ujit. Në verë, banorët e kësaj komune nuk kanë ujë as për të pirë! Prandaj, shtrohen pyetjet: Si mund të mbushet pishina e shpallur nga Gruevski? Do të sillet uji me tanke?

Shkruan::Dehran Muratov
Shkruan: Dehran Muratov

Vërtetë, në maj të vitit të kaluar, Komuna e Shuto Orizarës, Qyteti I Shkupit dhe Ministria e Financave nënshkruan një marrëveshje për zbatimin e projektit për furnizimin me ujë në Shuto Orizarë, por paaralajmërimi i nxituar për të ndërtuar një pishinë, I bie si një ofertë për këpucë  atletesh që i bëhet një njeriu pa këmbë.  Gruevski 10 vjet ishte kryeministër i Republikës së Maqedonisë, dhe dështoi për të zgjidhur problemin e mungesës së ujit në Shuto Orizarë. Por, tani, para zgjedhjeve, ai qytetarëve të Shutkës u premton pishina.

Vallë do të zgjidhë ndërtimi i pishinave mu në Shutkë problemin e diskriminimit që bëhet ndaj romëve? Mos vallë u ngrit kjo ide nga fakti i shëmtuar se në mendjet e dikujt është ende i gdhendur qëndrimi nazist: “Nuk ka hyrje në (pishinë, disko, bar …) për qentë dhe ‘Ciganët’”?  Mos vallë prapa njoftimit për të ndërtuar pishina në Shutkë fshihet një segregacion akoma më i ashpër i romëve, si popullatë me shumicë në komunë?
Në fushatën të vazhdueshme parazgjedhore, rregullisht premtohen edhe të pamundurat. Kështu, edhe premtimi për pishina mund të mbajë ujë. Por, për banorët e Shutkës shumë më me rëndësi dhe më i nevojshëm është uji. Ai për pije, për larje, për të larë rrobat dhe enët, për të përgatitur ushqimin… Në Shuto Orizarë, përveç ujit të pijshëm, mungon infrastruktura më e mirë, kanalizimi më i mirë … Rrugët janë përplot gropa, disa prej tyre nuk kanë ndriçim fare … Gjatë fundjavës isha me një mik në tregun e Shutkës për të blerë diçka dhe pothuajse një orë rrotulloheshim me makinën për të gjetur parkim. Së fundi, u parkuam në trotuar dhe i paguam 50 denarë një njeriu, i cili na tha se “trotuari është i tij”. Për këtë arsye, është e nevojshme të ndërtohet edhe parking, që të mund qytetarët të parkojnë makinat. Edhe pse, sinqerisht, përveçse nga shitja e veshmbathjeve në tregut të gjelbër, shumë prej romëve fitojnë edhe prej “parkim – shërbimeve”.
Për të shumtën here, do të theksoj dhe apeloj – se grave në Shutkë u nevojitet urgjentisht ordinance e gjinekologjisë. Banorëve u nevojiten edhe një bibliotekë, ose qendër kulturore rome, apo teatër, në të cilat do të mund të vinin përmes rrugëve të shtruara … Sigurisht, në një ditë të mirë, rendi do t’u vijë edhe pishinave…
Next Post

Baçeva-Andonovska: Maqedonia rrezikon të mbetet pa njerëz të rinj me potencial!

Shkupit "i vjen era" incidente...

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom