Këshilltarja Altina Asani, në adresimin e saj në ngjarjen publike “Dialogje civilë për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Sfidat dhe zgjidhjet”, ndër të tjera tha se në Gostivar ka ardhur nga Prishtina, dhe se nuk e ka ditur gjuhën maqedonase kur është punësuar në Fondin e Shëndetësisë.
“Unë e mbijetova luftën në Kosovë dhe isha një nacionalist i madh që nuk doja të dëgjonte për një bashkësi dhe përkatësi tjetër etnike. Por gjatë studimeve kam takuar studentë të etnive të tjera dhe kjo më ka ndihmuar të përshtatem dhe të bashkëpunoj me të tjerët.
Kur u punësova në FSSH, isha shqiptarja e tretë që gjeta punë atje dhe kolegët më pyetën se si do të punoja kur nuk e di gjuhën. Mirëpo, nga dëshira, por edhe nga inati, gjuhën maqedonase e mësova për vetëm dy muaj. Sot me krenari them se mund të flas, të shkruaj dhe të komunikoj në gjuhën maqedonase. Ajo që nuk mund ta kuptoj është se maqedonasit e mi, edhe pas 20 vjetësh, as që u munduan të mësojnë gjuhën time (shqipe). Domethënë nuk duan ta pranojnë se e kuptojnë”, thotë ajo
D. Tahiri
Kamera: Dehran Muratov
Montazhi: Arian Mehmeti
Fotografia: Goran Naumovski