Bashkimi Evropian do ta shqyrtojë mundësinë për ashpërsim të sanksioneve kundër Rusisë, sepse Moska është akuzuar se po e shfrytëzon centralin bërthamor në Zaporozhje, të cilin e mori, për deponim të armëve dhe lansim të projektilëve drejt rajoneve përreth të Ukrainës jugore, njofton MIA.
“Moska duhet të vazhdojë të paguajë çmim të lartë për agresionin e vet”, deklaroi kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, duke i arsyetuar masat e propozuara.
Ministrat e punëve të jashtme të BE-së po analizojnë ndalesën për blerje të arit nga Rusia, që do të ishte në pajtim me sanksionet të cilat tashmë edhe janë vendosur ndaj atij vendi nga anëtaret e G7-shit.
Pritet që Brukseli sot të mbajë bisedime fillestare për sanksionet, por ditën e njejtë nuk do të sjellë vendim, shkruan Gardian, duke iu referuar deklaratës së në përfaqësuesi të lartë anonim të BE-së.