NATO po punon në plane për rritjen e numrit të trupave për forcat e saj të reagimit të shpejtë në më shumë se 300.000, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, informon MIA.
Detajet se si aleanca ushtarake dëshiron t’i përforcojë të ashtuquajturat forca për reagim të NATO-s (NRF), të cilët aktualisht janë 40.000 ushtarë, do të shqyrtohen në samitin e liderëve të NATO-s në Madrid këtë javë.
Stoltenberg pret që liderët e NATO-s “ta konsiderojnë Rusinë si kërcënim më i rëndësishëm dhe më direkt për sigurinë” e samitit.
“Ndryshimet e forcave të reagimit të shpejtë dhe përgjigjet e tjera ndaj kërcënimeve ruse paraqesin rregullimin më të madh të mbrojtjes sonë kolektive dhe kthim nga Lufta e Ftohtë”, tha Stoltenberg.