Lidhja e sindikatave të Maqedonisë për nesër paralajmëroi grevë të përgjithshme në sektorin publik sepse, siç theksojnë nga atje, nuk janë përmbushur kërkesat për rritje lineare të rrogave të të punësuarve në sektorin publik për 2.806 denarë dhe kthim të së drejtës për regres për pushim vjetor prej vitit 2023, njofton MIA.
Në mbledhje të Komisionit për financim dhe buxhet dje nuk kaloi amandamenti i LSM-së për ribalancin e Buxhetit me të cilin duhej të siguroheshin mjete për rritje lineare të rrogave.
“Punëtorët ishin dëshmitarë të sjelljes së turpshme të deputetëve të shumicës në pushtet anëtarë të Komisionit për financim dhe buxhet të cilët shumë ashpër e kundërshtuan propozim-amandamentin e LSDM-së i cili parashihte mjete në buxhet për rritje të rrogave të të punësuarve në sektorin publik për 2806 denarë”, thonë nga LSM. Nuk është mirë, shtojnë nga Sindikata, të mos jesh në anën e punëtorëve, të cilët njëherit janë edhe votues. “Zëri kundër punëtorëve është edhe një zë kundër partisë politike të cilën e përfaqëson dhe edhe një zë për grevë të përgjithshme e cila për shkak të këtyre shtatë deputetëve nga shumica në pushtet fillon nesër, potencojnë nga LSM.
Sot punëtorët ju lutën, nesër do t’i lutni”, thuhet në kumtesën e LSM-së pas mospranimit të amandamentit të tyre. Nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë sqarojnë se në pajtim me rregullat gjatë grevës së përgjithshme do të sigurojnë kapacitet të disponueshëm prej 10 për qind të të punësuarve në këtë sektor. Këshilli grevist – Kryesia e LSM-së në mbledhje që u mbajt më 17 qershor konstatoi rregulla për punë prodhuese dhe detyruese të cilat nuk guxojnë të ndërpriten gjatë grevës. LSM, theksojnë më tej, duke pasur parasysh se mban llogari edhe në kushte të ndërlikuara të grevës së përgjithshme të respektohen rregullat me qëllim të kryerjes së punëve të cilat janë të domosdoshmërisht të nevojshme për shkak të parandalimit të rrezikimit të jetës, sigurisë personale apo shëndetit të qytetarëve (gjëra të domosdoshme), në mbledhjen e sotme, Këshilli grevist – Kryesia e LSM-së konstatoi rregulla për punë prodhuese të qëndrueshme dhe të domosdoshme të cilat nuk guxojnë të ndërpriten gjatë grevës.
Sipas LSM-së, minimumi i procesit të punës për mundësim të ripërtëritjes së punës pas përfundimit të grevës (gjëra prodhuese të qëndrueshme), përkatësisht me qëllim të kryerjes së punëve të cilat janë të domosdoshme dhe të nevojshme për shkak të parandalimit të rrezikimit të jetës, sigurisë personale apo shëndetit të qytetarëve (gjëra të domosdoshme) janë: -për kryerjen e punëve administrative teknike me kapacitet të disponueshëm prej 10 për qind të të punësuarve në sektorin publik -për shkak të parandalimit të rrezikimit të jetës me 10 për qind të të punësuarve në sektorin publik dhe të cilët merren me mekanizëm dhe mjete themelore -për shkak të parandalimit të rrezikimit të sigurisë personale me 10 për qind e të punësuarve në sektorin publik dhe të cilët punojnë me mekanizma dhe mjete themelore -për shkak të parandalimit të rrezikimit të shëndetit të qytetarëve me 10 për qind të të punësuarve në sektorin publik dhe të cilët punojnë me mjete themelore minimum kryerje e papengueshme e funksioneve në mënyrë që të mos pengohen proceset urgjente Të punësuarit në sektorin publik krahas asaj që do të jenë në grevë e ndërprerje të procesit të punës në vendet e tyre të punës në orarin e punës, në mënyrë të dukshme prej orës 10:00 deri në orën 11:00 do të qëndrojnë edhe jashtë hapësirave të punëdhënësit.
“Rregullat për punët të cilat nuk guxojnë të ndërpriten gjatë grevës kanë të bëjnë me tërë sektorin publik, ndërsa të punësuarit në sektorin publik t’u përmbahen rregullave të këtilla të konstatuara. Këshilli grevist – Kryesia e LSM-së është në mbledhje të vazhdueshme dhe për të gjitha ndryshimet do të informojë me kohë”, thonë nga LSM. Organet më të larta të Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë më 3 qershor sollën Vendim për grevë të përgjithshme për më 22 qershor, nëse deri atëherë nuk përmbushen kërkesat e tyre. Pasi që pas prezantimit të ribalancit të Buxhetit panë se nuk janë planifikuar mjete për kërkesën e tyre për rritje lineare të rrogave në sektorin publik siç u ishte premtuar gjatë negociatave, LSM kërkoi takim me kryeministrin, zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike dhe me ministrat e Financave dhe Punës dhe Politikës Sociale, por as në atë takim nuk u arrit marrëveshje.