Suedia dërgon diplomatë në Turqi që të përpiqen të tejkalohen kundërshtimet e vendit rreth planit suedez për t’iu bashkëngjitur NATO-s, njofton BBC, transmeton MIA.
Hapi është në momentin kur pritet që Suedia zyrtarisht të prononcohet rreth kërkesës për hyrje në Aleancë. Finlanda tashmë ka konfirmuar se do të parashtrojë kërkesë për anëtarësim.
Turqia, që është aleate e dy vendeve kumtoi se nuk do të shikojë pozitivisht në aplikacionet e tyre. Presidenti Taip Erdogan deklaroi se “vendet skandinave janë shtëpi për mysafirë për organizatat terroriste”, shkruan BBC.