Ushtarët rusë po përpiqen që ta ndalojnë avancimin e forcave ukrainase përgjatë kufirit ruso-ukrainas në rajonin verilindor Harkov, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, njofton MIA.
“Njësitet e armatës ruse janë rigrupuar dhe po përpiqen që ta parandalojnë avancimin e mëtejmë të ushtarëve tanë në drejtim të kufirit shtetëror të Ukrainës”, thuhet në kumtesë.
Shtohet se “Rusia është duke kryer sulme të vazhdueshme artilerike mbi njësitet ukrainase me qëllim që të shkaktojë humbje në njerëz dhe dëmtimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake”, ndërsa trupat ruse hapin zjarr “përgjatë linjës së konfliktit” në Ukrainën lindore dhe po përpiqen të depërtojnë mbi mbrojtjen ukrainase.
“Forcat ruse vazhduan me përpjekjet për t’i sulmuar disa qytete në zemrën industriale të Ukrainës, Donbas, por pa sukses”, kumtoi Shtatmadhoria e Armatës ukrainase.