Presidenti amerikan Xho Bajdeni nënshkroi ligj me të cilin mundësohet përshpejtimi i dërgimit të pajisjes ushtarake në Ukrainë, me çfarë sërish aktivizohet ligji nga Lufta e Dytë Botërore, njofton MIA.
“Ukrainasit çdo ditë luftojnë për jetët e tyre”, tha Bajdeni në zyrën ovale, duke shtuar se “ajo luftë kushton shtrenjtë, por dorëzimi para agresionit do të ishte edhe më i shtrenjtë”.
Dokumenti i nënshkruar, “Ligji i huas për mbrojtjen e demokracisë së Ukrainës nga viti 2022”, bazohet në programin nga Lufta e Dytë Botërore, qëllimi i së cilës ishte t’i ndihmojë Evropës që të kundërshtojë HItlerin.
Ai u mbështet pothuajse nga të gjithë përfaqësuesit e Kongresit, përveç dhjetë nga Dhoma Përfaqësuese kur votuan kundër, theksohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.
Nga fillimi i invadimit rus në Ukrainë, administrata e Bajdenit i ka dërguar Kievit ndihmë ushtarake prej rreth 3,8 miliardë dollarë.