Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski në kuadër të vizitës së punës në Konferencën ministrore të kryesimit të Republikës Helene me Procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore, dje realizoi takim dypalësh me ministrin për Mbrojtjen e Qytetarëve të Republikës Helene, Panajotis Theodhorikakos, raporton MIA.
Siç njofton MPB-ja, ky është takimi i parë i këtij lloji të mysafirëve në Republikën Helene në nivel më të lartë, me të cilën hapet një kapitull i ri në fushën e sigurisë. Në takim të dy ministrat, Spasovski dhe Theodhorikakos shprehën kënaqësinë për mënyrën se si zhvillohet bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive dhe të dy vendeve fqinje në disa vitet e kaluara në nivel operativ, si dhe në atë politik, me bindjen e thellë se ky trend i bashkëpunimit do të vazhdojë të ndërtohet edhe në të ardhmen.
Në takim u bisedua edhe për tema aktuale për momentin, siç është situata me refugjatët të cilët vijnë nga Ukraina, si dhe për gjendjen e migrimit ilegal. Spasovski tha se në këtë periudhë janë zbuluar 24 raste të kontrabandës me emigrantë në të cilët është parandaluar përpjekja të kontrabandohen 217 emigrantë.
Numri i rasteve të zbuluara, veprat penale dhe emigrantët kanë trend të rritjes, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në pjesën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal të të dy ministrive, të dy ministrat e potencuan rëndësinë e së njëjtës, posaçërisht në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe shprehën bindjen se edhe më tutje mbesin të përkushtuar në veprimin e përbashkët në kuadër të iniciativave rajonale dhe ndërkombëtare.
Të dy ministrat u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet drejtorëve të policive në nivel operativ, në pjesën e shkëmbimit të eksperiencave gjatë trajnimeve dhe stërvitjeve për njësitet special elite të të dy vendeve në luftë kundër krimit të organizuar dhe tregtisë me drogë.
Konferenca ministrore e kryesimit të Republikës Helene me Procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore, po mbahet më 3 dhe 4 maj në Athinë,