Aeroplanë të forcave ajrore ruse sulmuan 60 objektiva ushtarakë në Ukrainë, duke shkatërruar dy raketa me mbushje për predha taktike të llojit Pika – U si dhe tre pika komandimi dhe kontrolli të forcave ushtarake ukrainase.
Këtë e ka bërë të ditur sot gjeneralmajor Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë. “Aviacioni operativ-taktik dhe ushtarak i Forcave ajrore ruse goditi 60 lokacione ushtarake në Ukrainë. Janë shkatërruar dy koka raketash taktike Pika-U në zonat Çervonaja Polajna dhe Balakle”, tha Konashenkov.
Sipas tij, janë qëlluar edhe tre pika kontrolli të ushtarëve ukrainas dhe 53 lokacione ku është vërejtur grupim i trupave të gjalla armike dhe pajisje. Përveç kësaj janë shkatërruar edhe 13 caqe të konfirmuara të njësiteve të forcave të armatosura ukrainase.
“Gjatë natës, raketa me saktësi të lartë të forcave ajrore ruse shkatërruan 13 baza të forcave të armatosura ukrainase, si dhe vende për përqendrimin e fuqisë armike dhe pajisjeve ushtarake në vendbanimet Slavjansk, Barvenkovo dhe Popasna”, tha Konashenkov.
Ai shtoi se me raketa dhe me sulme të artilerisë kishin në shënjestër 1.260 pozicione ushtarake të Forcave të armatosura të Ukrainës.