Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Veri-Atlantik të NATO-s, në nivel të ministrave të punëve të jashtme, që do të mbahet në selinë e Aleancës në Bruksel, raporton MIA.
Tema kryesore e sesioneve do të jetë situata aktuale e sigurisë e shkaktuar nga invazioni ushtarak rus mbi Ukrainën, si dhe masat dhe aktivitetet e marra nga Aleanca për mbrojtjen e territorit dhe garantimin e sigurisë së të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.
Ministrat do të diskutojnë edhe për Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, marrëdhëniet me vendet partnere të Aleancës dhe mënyrat për rritjen e ndihmës politike dhe praktike për vendet partnere, të cilat janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh.
Qëndrimin në Bruksel, Osmani do ta shfrytëzojë që të realizojë edhe disa takime bilaterale me homolgët e tij.