Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, sot, 4 prill 2022 (e hënë), do të marrin pjesë në tribunën me rastin e Ditës së NATO-s, të cilën tradicionalisht çdo vit e organizon Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë së Veriut.
Ngjarja do të organizohet në M6 qendra edukative në Shkup, me fillim në orën 10:00.
Në ngjarje video-fjalim do të mbajnë edhe Karmen Romero, zëvendësndihmës sekretar i përgjithshëm për diplomaci publike të NATO-s,si dhe ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kejt Bërnz.
Tribuna me rastin e “Ditës së NATO-s -4 Prilli” është aktivitet tradicional i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, i cili krahas shënimit të përvjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Uashingtonit dhe formimit të NATO-s, shërben si ngjarje informative që ka për qëllim ta informojë opinionin më të gjerë dhe mediat për zhvillimin e ngjarjeve në nivel global, kontributin tonë si vend, si dhe përfitimet nga anëtarësimi në NATO aleancën.