Prej sot, 80.000 të punësuar, bashkëqytetarë tanë, punonjës në veprimtari dhe industri të ndryshme, marrin 18.000 denarë pagë minimale sipas ndryshimeve të fundit ligjore dhe plotësime për rritjen e pagës minimale prej në mars të këtij viti.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në dialog me komunitetin e biznesit, sindikatat dhe të gjitha palët e interesuara në periudhën e kaluar arritën marrëveshje për rritjen e pagave më të ulëta, ndërsa është përcaktuar edhe metodologjia me të cilën do të rritet vazhdimisht.
Është definuar se shuma e pagës minimale nuk mund të jetë më e ulët se 57% nga paga mesatare. Kjo do të thotë se rritja e pagës minimale në të ardhmen do të jetë e mundur pa ndërhyrje shtesë dhe presim që shumë shpejt të kalojë shumën aktuale të dakorduar.
Gjithashtu, shteti do të subvencionojë pjesën lidhur me kontributet, gjë që lehtëson procesin për të gjitha palët. Qeveria kujdeset për standardin e jetesës së qytetarëve të vet dhe është e përkushtuar për të zbutur pasojat e krizës më të madhe globale pas Luftës së Dytë Botërore.
Me përqindje në periudhën 2012-2016, paga minimale u rrit për 25.2%, ndërsa për periudhën 2016-2022, 78.6%.
Qeveria vazhdon me intensitet edhe më të madh të ndihmojë ekonominë dhe të krijojë kushte për rritjen e pagave.
Jemi të përkushtuar për përmirësimin e standardit jetësor dhe këtë e vërtetojnë rritja e pensioneve, shifrat për rritje të pagës mesatare neto, ulja e papunësisë, rritja e ndihmës sociale, shtesa për fëmijë, shtesa arsimore, bursa.
Vazhdojmë me masat që sigurojnë më shumë para për qytetarët, paga më të larta dhe standard më të mirë jetese.