Petkov ka takuar sot eurokomisarin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhei, kumtoi shërbimi për pres i qeverisë. Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Sofja, të dy biseduan për situatën në lidhje me luftën në Ukrainë dhe efektet e saj në vendet e rajonit.
Petkov e informoi eurokomisarin Varhei edhe për rezultatet e takimit të krerëve të vendeve anëtare të NATO-s nga Evropa Juglindore, të mbajtur të hënën në Sofje me iniciativë të kryeministrit bullgar.
Petkov dhe Varhei diskutuan edhe për bisedimet dypalëshe me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Në to Qeveria në Sofje do t’i mbrojë qëndrimet e Bullgarisë dhe për herë të parë ka mbështetje serioze në Bashkimin Evropian për shkak të qasjes së re ndaj Shkupit”, tha Petkov.