Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski pati bisedë telefonike me sekretarin shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Entoni Blinken.
Kryeministri shprehu falënderimin e popullit dhe Qeverisë për mbështetjen e SHBA-së nga pavarësia deri më sot, qe shoqërohet me marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe.
Kovaçevski për partneritetin strategjik me SHBA-në theksoi se është thelbësor, i cili kurorëzohet me mbështetjen e Uashingtonit për anëtarësimin tonë në NATO.Anëtarësimi në aleancë, tha Kryeministri Kovaçevski në një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit Blinken është privilegj dhe përgjegjësi e madhe.
Kryeministri e dënoi agresionin rus në Ukrainë si të paprovokuar dhe si një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, ripohoi mbështetjen e vendosur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe përshëndeti reagimin e shpejtë, të bashkuar dhe të vendosur të bashkësisë ndërkombëtare.
Gjatë bisedës, Kovaçevski dhe Blinken shprehën kënaqësinë për harmonizimin dhe koordinimin efektiv të NATO-s dhe BE-së në sanksionimin e Rusisë, si dhe në organizimin e mbështetjes efektive për Ukrainën, së cilës iu bashkua edhe Maqedonia e Veriut.
Kryeministri Kovaçevskishprehu falënderim ndaj SHBA-së për mbështetjen për vendin tonë në procesin e eurointegrimeve, por edhe e përshëndeti apelin e SHBA-së se nevojitet përshpejtimi i tij me hapjen negociatave aderuese midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut,
Kovaçevski në bisedën telefonike potencoi se nuk ka kohë për të humbur dhe se çdo vonesë e mëtejshme mund të ketë pasoja të rënda rajonale dhe të hapë dyert për rritjen e ndikimit të palëve të treta në rajon.
Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken, nga ana e tij në bisedën me Kryeministrin Kovacevski, konfirmoi se Shtetet e Bashkuara janë të fokusuara në mbështetjen e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor.
Me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut, Blinken e përshëndeti dinamikën e re në dialogut me Bullgarinë dhe shfaqi shpresë se vijon një zgjidhje për çështjet midis dy vendeve gjatë presidencës franceze me BE-në.
Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken, potencoi se mbështetja e Uashingtonit vjen nga përkushtimi i plotë i Maqedonisë së Veriut ndaj vlerave të NATO-s, të cilën vendi e ka dëshmuar në mbështetjen e saj për Ukrainën, e cila është plotësisht e harmonizuar me të gjithë aleatët e NATO-s.
Entoni Blinken në bisedën telefonike me kryeministrin Kovcaçevski potencoi se SHBA-ja dhe Maqedonia e Veriut, partneritetin strategjik e kanë ngritur në nivel të bashkëpunimit i cili na bën aleatë të pazëvendësueshëm në NATO dhe në misionet e përbashkëta të Aleancës.