Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken, këtë javë do të qëndrojë për vizitë në më shumë vende të Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore, me pjesëmarrje në një samit të rëndësishëm të dielën, por misioni i tij do të ketë detyrë të posaçme – t’i bindë disa vende nga ky rajon i madh që të japin ndihmë për Ukrainën në rezistimin e invazionit të Rusisë, informon agjencia e lajmeve MIA.
Gjatë vizitës së tij ai duhet të takohet me liderë dhe diplomatë nga Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku, Bahrein dhe Egjipti. Samiti i planifikuar të mbahet në shkretëtirën Negev në jug të Izraelit, është paraqitur si ngjarje historike, për afirmimin e lidhjeve në rritje ekonomike dhe diplomatike mes popujve të rajonit, para se gjithash mes botës arabe dhe Izraelit, njoftoi edicioni i sotëm i Nju-Jork tajms.
Në misionin e tij diplomatik, sekretari i shtetit ka edhe një detyrë, t’i pyes liderët e rajonit që të qëndrojnë pas edhe një kauze – ndihmë për Ukrainën në tentimin e saj që ta rezistojë invazionin rus, shkruan gazeta.
Blinken shpreson që ta bindë Izraelin krahas ndihmës humanitare, të dërgojë edhe armë për Ukrainën. Izraeli ka lidhje të rëndësishme ekonomike me Rusinë dhe ky bashkëpunim do të rrezikohej në rast të angazhmanit më të madh të Tel Avivit zyrtar në luftën në Ukrainë, vlerësojnë analitikët.
Destinacion tjetër i rëndësishëm ku Blinkeni shpreson në sukses, është Maroku. Ky vend ka pasur këmbim ekonomik me Rusinë me vlerë 1,35 miliardë dollarë në vitin 2020, më tepër edhe se Izraeli. Për vendet nga Lindja e Afërt, Blinken shpreson t’i bindë që t’i rrisin dërgesat e naftës në BE, që Unioni të largohet nga varshmëria nga energjensat ruse.