Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Oskar u ndërpre për shkak të heshtjes njëminutëshe për Ukrainën, me mesazhin në ekranet në të cilën bëhet thirrje për ta ndihmuar këtë vend të ekspozuar ndaj agresionit rus., njofton MIA.
Në ekranet u transmetua një mesazh në të cilin bëhej thirrje për një moment heshtjeje për të mbështetur “popullin e Ukrainës i cili për momentin po përballet me invazion, konflikt dhe paragjykime në kufijtë e tyre”.
Në mesazh u shtua se miliona familje kanë nevojë për ushqim, barëra dhe ujë të pijshëm, ndërsa shikuesve u bëhet thirrje të dërgojnë ndihmë humanitare.
„Ju bëjmë thirrje ta mbështesni Ukrainën në çfarëdo mënyre”,thoshte mesazhi me thurjen #StandWithUkraine.