Kryeministri Dimitar Kovaçevski i shprehi falënderim të madh Bashkimit Evropian që në kohë të krizës energjetike solli vendin që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e kësaj platforme për blerje të përbashkët të gazit të rrjedhshëm natyror si pjesë e strategjisë për përballje me pasojat nga agresioni rus ndaj Ukrainës, njofton agjencia e lajmeve MIA.
“Si rezultat i politikës së solidaritetit, Maqedonia e Veriut i bashkangjitet Platformës së BE-së për blerje të përbashkët të gazit të lëngshëm dhe hidrogjenit. Përmes daljes kolektive në treg, qëllimi është të sigurohet çmim më i ulët i gazit. Në këtë kohë përplot me sfida, strategjia e përbashkët “së bashku jemi më të fuqishëm” jep rezultate”, shkroi kryeministri Kovaçevski në Fejsbuk.
Këshilli i Evropës në Bruksel këto konkludime i solli dje pas takimit të liderëve t[ BE-së me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden, ku edhe njëherë agresioni rus në Ukrainë u vlerësua si shkelje e ashpër e së drejtës ndërkombëtare e cila shkaktoi numër të madh të viktimave civile dhe krizë masive humanitare të refugjatëve.
Mes konkludimeve për politikat e përbashkëta të BE-së dhe SHBA-së si përgjigje ndaj këtij agresioni të papranueshëm në Evropë, që i referohen ndihmës për Ukrainën dhe për pranim adekuat të refugjatëve dhe menaxhim të krizës humanitare, janë sjellë edhe disa konkludime të cilat kanë të bëjnë me pasojat nga kriza ekonomike me theks të veçantë në energjensët.