Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken, sot deklaroi se pjesëtarët e forcave ruse kanë kryer krime lufte gjatë pushtimit të Ukrainës, transmeton MIA.
“Vlerësimi ynë bazohet në një rishikim të kujdesshëm të informacionit të disponueshëm nga burime publike dhe inteligjente,” tha Blinken.
Ai shtoi se “si me çdo krim të supozuar, gjykata ka juridiksion për të përcaktuar fajësinë në raste të veçanta”.