Në moshën 84-vjeçare ndërroi jetë Medlin Ollbrajt, gruaja e parë sekretare amerikane e Shtetit, njofton MIA.
Ollbrajt ishte figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan Bill Klinton, fillimisht duke shërbyer si ambasadore e SHBA-së në Kombet e bashkuara para se të bëhej sekretarja e 64-t e Shtetit në mandatin e tij të dytë, prej vitit 1997 deri në vitin 2001.
Ollbraj ka lindur më 15 maj në vitin 1937 në Pragë, Çekosllovaki.