Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij të punës në Bruksel realizoi takim me deputetët e Parlamentit Evropian, anëtarë të grupit parlamentar të social-demokratëve, kumtojnë nga pres shërbimi i Qeverisë
Në takim, ku mori pjesë zëvendëskryetari i QEveirsë i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në fokus të bisedës ishte situata në Ukrainë dhe harmonizimi i plotë i Maqedonisë së Veriut me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, në dënimin e agresionit ushtarak në këtë vend, si dhe në lidhje me sanksionet ndaj Federatës Ruse.
Eurodeputetët gjithashtu treguan interes për sfidat me të cilat përballet Maqedonia e Veriut në trajtimin e pasojave të luftës që shkaktoi krizë ekonomike dhe energjetike.
Masat dhe politikat kundër krizës të Qeverisë për këto çështje u vlerësuan si progresive dhe zhvillimore dhe si masa që mbrojnë standardin e qytetarëve.
Kryeministri Kovaçevski realizoi takim edhe me kryetaren e grupit të partive social-demokrate në Parlamentin Evropian, Iraçe Garsia Perez, në të cilin u shpreh edhe mbështetje e fuqishme e angazhimeve tona për krijimin e dialogut thelbësor me Bullgarinë.
Ky angazhim, u vlerësua se dëshmon përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj vlerave evropiane dhe vizionin evropian të vendit si mënyra e vetme që do të sjell zgjidhje dinjitoze në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.