Departamenti amerikan i shtetit konfirmoi se dje në Ukrainë është vrarë një shtetas amerikan, njofton MIA.
Departamenti amerikan i shtetit nuk e zbuloi identitetin e personit të vrarë as ku ka ndodhur vrasja, “nga respekti ndaj familjes në këto kohë të vështira”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit. Si-En-En më vonë kuptoi se bëhet fjalë për Xhejms Vitni Hill, i cili humbi jetën gjatë një sulmi të forcave ruse në qytetin Çerni.