Presidenti Stevo Pendarovski sot priti përfaqësuesit e CIVIL-it, me rastin e fillimit të realizimit të projektit “Një hap para drejt shoqërisë multikulturore”.
Përfaqësuesit e organizatës e njoftuan Presidentin për aktivitetet në kuadër të projektit, të cilat do të synojnë promovimin e multikulturalizmit, respektimit të diversitetit dhe mosdiskriminimit në shoqëri si vlera themelore njerëzore dhe evropiane, dhe do të zbatohen me mbështetjen e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Evropiane të Dukatës së Madhe të Luksemburgut.
Pendarovski, duke theksuar rëndësinë e temave të përfshira në projekt, shprehu mbështetje për aktivitetet e organizatës dhe përpjekjet për shoqëri multikulturore.