Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 23-të dhe dy mbledhje tematike.
“Në mbledhje, mes tjerash, do të shqyrtohen Raportet gjysmëvjetore për shumën dhe numrin e kredive të miratuara të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla, me mundësi për grant komponentë (Kovid 3 linjë kreditore), si dhe për shumën dhe numrin e kredive të miratuara nga Fondi i Posaçëm Kreditor (FPK), Kovid 1 linja kreditore dhe linja kreditore për mbështetjen e shoqatave radiodifuzive tregtare. Sipas rendit të propozuar, në mbledhje do të shqyrtohen edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektim teknik dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti. Mbledhja e rregullt e 23-të pritet të filloj në orën 15:00, ndërsa para fillimit të saj do të mbahen dy mbledhje tematike. Mbledhja e 21-të tematike, me fillim në orën 12:00, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bankës Botërore është me pikë të vetme në rendin e ditës – Prezantim i Bankës Botërore në portofolin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në orën 14:00, do të fillojë mbledhja e 22-të, gjithashtu tematike, në të cilën do të shqyrtohet Informacioni për krijimin e Strategjisë nacionale zhvillimore 2021-2041 me propozim kornizë metodologjike. Për propozimet dhe konkluzat nga mbledhjet e sotme të Qeverisë, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, pas përfundimit të tyre”, njoftojnë nga Qeveria.