Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken në një takim me ministrin e Jashtëm izraelit Jair Lapid në Letoni tha se SHBA “vlerëson shumë të gjithë angazhimin (izraelit) në një përpjekje për të ndaluar agresionin rus kundër Ukrainës”, informon MIA.
Blinken aludoi për vizitën e fundit të kryeministrit izraelit Naftali Benet në Moskë dhe takimin e tij me presidentin rus Vlladimir Putin.
“Ne vlerësojmë shumë përpjekjet që secili prej partnerëve dhe aleatëve tanë të ngushtë mund të bëjë për të parë nëse ka mundësi për t’i dhënë fund luftës”, tha Blinken. Lapid tha se Izraeli ishte “plotësisht i përkushtuar për të bërë gjithçka të mundshme për të ndaluar luftën në Ukrainë” dhe tha se Tel Avivi dënoi pushtimin rus dhe ishte një partner në përpjekjet globale për t’i dhënë fund luftës.
“Mënyra për t’i dhënë fund luftës është përmes negociatave. “Izraeli po flet me të dyja palët, Rusinë dhe Ukrainën, dhe ne po bashkëpunojmë plotësisht me aleatin tonë më të madh, SHBA-në dhe partnerët tanë evropianë”, tha Lapid.