Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në 16 sulme ndaj institucioneve shëndetësore në Ukrainë që nga fillimi i sulmit rus ndaj vendit, transmeton MIA.
Sulmet kanë ndodhur ndërmjet 24 shkurtit dhe 3 marsit. Sipas OBSH-së, përveç rasteve të vdekjes, janë plagosur 16 persona, në mesin e të cilëve shtatë punonjës shëndetësorë.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adana Gebrejesus, të dielën në Tuiter shkroi se kanë ndodhur disa sulme, duke mos bërë të ditura hollësi, dhe shtoi se kjo është shkelje e të drejtës ndërkombëtare humanitare.