Eurodeputetët në shumicë të madhe e mbështetën rezolutën me të cilën kërkohet që Ukrainës t’i ndahet status i kandidatit për anëtarësim në Be, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Rezoluta është sjell me vetëm 13 vota “kundër” dhe 26 “abstenime”, ndërsa 637 votuan “për” në seancën e sotme të jashtëzakonshme plenare të Parlamentit Evropian.
Me këtë eurodeputetët japin sinjal të qartë për Ukrainën, por edhe për Rusinë, se Kievi ka mbështetje të plotë nga trupi i vetëm i zgjedhur demokratik në Bashkimin Evropian. Kryetari i Këshillit Evropian sot kërkoi që Komisioni Evropian të përgatisë mendim për statusin e kandidatit për Ukrainën në BE.
Shumë eurodeputetë sot porositën se është urgjente dhe Moldavia ta marrë këtë status. Vendimin përfundimtar për vendet e reja anëtare e sjell Këshilli i BE-së, gjegjësisht vendet anëtare.
Deri tani vendet e lindjes së Evropës nuk ishin pjesë e procesit të zgjerimit dhe i stabilizim-asocimit. Komisioni Evropian do të duhet së shpejti të deklarohet për të ardhmen e Ukrainës në BE.