Mijëra njerëz, ukrainas dhe mbështetësit e tyre, u mblodhën sot në shumë qytete të SHBA-së në mbështetje për Ukrainën dhe demonstrantë kundër pushtimit rus në Ukrainë, njofton agjencia e lajmeve MIA.
Marshet protestuese dhe tubimet u mbajtën në Uashington, Çikago, Boston dhe në qytete tjera. Tubimet u mbajtën edhe të shtunën, disa ditë prejse presidenti rus Vlladimir Putin urdhëroi hyrjen e ushtrisë në Ukrainë. Masiviteti i tubimeve tregoi brengën e madhe gjithkund në SHBA për atë që ndodh në Ukrainë.
Para Shtëpisë së Bardhë mbrëmë në Uashington u mblodhën rreth mijëra njerëz me thirrje për presidentin Xho Bajden të ndërmarrë masa më të ashpra kundër Rusisë, dhe të tregojë mbështetje më të madhe për Ukrainën. Zonja e parë Xhil Bajden theksoi se ajo dhe presidenti luten “për poupllin e guximshëm dhe krenar të Ukrainës”.
Të enjten, kur filluan tubimet e para, në trotuarin para ambasadës ruse ishte ngjyrosur një grafit me ngjyrë të kuqe me fjalën “vrasje”. Policia pastaj e fshiu grafitin dhe arrestoi një person në lidhje me këtë.