Kuvendi sot në kuadër të seancës së 62 me radhë ka filluar debatin për zgjedhjen e zëvendësministrave të Qeverisë. Për zëvendësministër të Mbrojtjes është propozuar Bashkim Hasani, për zëvendësministër të Punëve të Brendshme Nazim Bushi, Drejtësi Agim Nuhiu, ndërsa për Punë të Jashtme, Fatmire Isaki.
Për zëvendësministër të Financave është propozuar Filip Nikolloski, në Ministrinë e Ekonomisë Zoran Manevski, ndërsa në Ministrinë e Bujqësisë Abdulshukur Abedini.
Për zëvendësministër të Shëndetësisë është propozuar Vlladimir Rendevski, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për zëvendës është propozuar Lulzim Aliu, ndërsa zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale është propozuar Enver Huseini. Për zëvendësministër të Vetëqeverisjes Lokale është propozuar Zoran Dimitrovski, për Kulturë Daim Luçi, për Shoqëri informatike Aleksandar Bajdevski, për Transport dhe Lidhje Bekim Rexhepi dhe për Mjedis Jetësor, Hristina Oxhakievska. Xhabir Doko është propozuar për zëvendësministër në Ministrinë për Sistemi Politik. Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij para deputetëve tha se bëhet fjalë për njerëz kompetent dhe integritet dhe është i sigurt se e kanë vullnetin e nevojshëm që të angazhohen në implementimin e programit qeveritar.
“Ju sot merrni pozita të larta dhe përgjegjësi që të punoni për qytetarët.Siç kërkoj nga të gjithë ministrat, kërkoj dhe pres me efikasitet dhe ndershëm të kryeni detyrat e juaja. Kjo është detyrë e secilit zyrtar qeveritar. Për këtë nuk bëj kompromise dhe përjashtime”, ka thënë Kovaçevski duke iu drejtuar zëvendësministrave të propozuar. Ka theksuar se prioritet i lartë i qeverisë mbetet sundimi efikas dhe i përgjegjshëm me fokus në zgjidhjen e problemeve kyçe që tangojnë qytetarët.
Për opozitën, zëvendësministrat e propozuar janë kuadro të vjetër- të ri që nuk e meritojnë besimin e deputetëve. Debati vazhdon pas pauzës.