Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Nives Tiganj, ambasadoren e Republikës së Kroacisë në vendin tonë.
Në takim është shprehur mbështetje e qartë dhe e fuqishme për perspektivat evropiane të vendit. Është përcjellë përcaktimi se Republika e Maqedonisë së Veriut, përveç në NATO, duhet të integrohet edhe në Bashkimin Evropian, sepse kjo ka rëndësi për tërë rajonin, por edhe për Unionin. Në këtë drejtim pritet sukses në gjetjen e zgjidhjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që do të mundësojë hapjen e procesit negociuese me BE-në.
“Vendosëm marrëdhënie për respektim reciprok dhe punojmë për zgjidhje të bazuara në vlera evropiane. Nga të dyja palët varet nëse energjia do të transformohet në dialog konstruktiv, por ekziston energji pozitive në bisedimet për mirëkuptim të ndërsjellë”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Ai kumtoi se bashkë me Qeverinë është i fokusuar në çështjet kyçe për interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve, gjatë së cilave janë bërë arritje me rritje të pagës minimale prej 18.000 denarë dhe në pjesën e transfereve sociale, siç janë subvencionet për pagesën e energjisë elektrike.
Në takim janë shkëmbyer mendime për çështje përmes të cilave Republika e Maqedonisë së Veriut mund të ketë përvoja të vyeshme nga Republika e Kroacisë, të rëndësishme për procesin eurointegrues.
Gjithashtu është vlerësuar se ekziston miqësi e sinqertë mes dy shteteve, mes të cilave do të shënojë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, që marrëdhëniet dypalëshe janë avancuar dhe se në periudhën e ardhshme, vëmendje e veçantë do t’i përkushtohet rritjes së shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik.